MENU
klinika

Vuçiç takon ambasadorin rus

Ndryshimi i kufijve? Vuçiç ‘kthen’ sytë nga Rusia

05.09.2018 - 17:34

Dialogut midis dy liderëve politikë Kosovë-Serbi, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka paraprirë me një tjetër takim të rëndësishëm me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Chepurin.

Mësohet se gjatë takimit të tyre është diskutuar edhe në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Sipas medias serbe ‘Novosti’, Vuçiç është shprehur se është e nevojshme që të arrihet një marrëveshje reale dhe e qëndrueshme që nuk do të cënojë interesat shtetërore të Serbisë.

Në vijim të takimit, ambasadori Chepurin, ka pohuar se Rusia gjithnjë do të ofrojë mbështetjen për Serbinë edhe në Kombet e Bashkuara por edhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

Ndërkohë takimi midis presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillohet në Bruksel më datë 7 shtator.

Dy ditë më pas, presidenti Vuçiç, pritet që të realizojë një vizitë në Republikën e Kosovës, ku do të takohet me serbët në veriun e Mitrovicës.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat