MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

‘Njohja nga Serbia e heq veton ruse’

13.09.2018 - 11:39

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Prishtinë u shpreh se demarkimi i kufirit me Serbinë nënkupton njohje të Kosovës nga Serbia si dhe njohjen e shtetësisë së Kosovës nga vendet të cilat për momentin nuk e njohin atë.

Presidenti Thaçi tha se një marrëveshje përfundimtare e Kosovës me Serbinë po përkrahet edhe ndërkombëtarisht.
Këto komente Thaçi i bëri pas disa vizitash zyrtare dy ditët e fundit në Podgoricë dhe Shkup.

Nuk mund të ketë njohje reciproke pa përmbylljen e demarkimit të kufirit. Korrigjimi i kufirit i mundëson Kosovës njohje nga Serbia, automatikisht, dhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën si dhe njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së. Njohja nga Serbia nënkupton edhe heqjen e vetos ruse”, tha Thaçi.

Të gjithë janë për dialog, të gjithë janë për negociata dhe të gjithë do ta mirëprisnin një marrëveshje”, shtoi presidenti Thaçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat