MENU
klinika

Emri vendoset në Parlament

Osmani: Referendumi, probleme me pastrimin e listave

30.09.2018 - 20:59

Referendumi në Maqedoni ditën e sotme, nuk arriti ti jepte zgjidhje çështjes së ndryshimit të emrit, duke qenë se kufiri ligjor për referendumet duket se nuk u kalua nga përqindja e votuesve.

Thuhet se në referendum morën pjesë rreth gjysëm milioni qytetarë të Maqedonisë, ndërsa nga ana tjetër ata që ishin kundër vazhduan thirrjen e tyre për bojkot.

Zv./kryeministri Bujar Osmani, ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë tashmë me marrëveshjen me Greqinë.

“Sot kishim referendum konsultativ, për të marrë opinionin e shumicës së qytetarëve për marrëveshjen me Greqinë. Kjo dalje në votime që kishim sot, rreth 40%, i jep legjitimitet të plotë marrëveshjes me Greqinë.

bujar osmani konica.al
bujar osmani konica.al

Për Osmanin, referendumi ka probleme me censusin dhe pastrimin e listave pasi dhe pjesëmarrja e shqiptarëve dhe e maqedonasve në këtë referendum nuk ka ndonjë dallim të madh.

“Çështja e censusit është më shumë çështje teknike, e pastrimit të listës së votuesve. Ne po testojmë vullnetin e qytetarëve dhe informatat janë se 80% ka votuar për marrëveshjen”.

Pas referendumit, çështja për emrin e ri të Maqedonisë do të shkojë në Parlament, aty ku zv/kryeministri i bën thirrje edhe zërave të përgjegjshëm të opozitës që të votojnë ndryshimet kushtetuese.

Në Maqedoni rrymat kundër hyrjes së vendit në strukturat euroatlantike janë të forta dhe ato shkaktuan edhe trazirat e para pak kohëve, kur u sulmua edhe Parlamenti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN