MENU
klinika

Çështja e veteranëve të rremë

Pacolli: Kosova të ndihmojë familjet e viktimave

22.09.2018 - 10:30

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka propozuar se nëse zbulohet se në lista ka veteranë të rrejshëm, mjetet që i merrnin ata, të shkojnë tek familjet e atyre që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë kohës së luftës, të vrarëve, të zhdukurve, apo të gjymtuarve dhe të dhunuarve.

Pacolli shprehet se shteti i Kosovës dhe shoqëria kosovare, i kanë borxh familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të afërt në luftën e fundit.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social në Facebook, Zëvendëskryeministri Pacolli shkruan se po ndjek me vëmendje të ashtuquajturën çështje të veteranëve të rrejshëm dhe e mirëkupton qëndrimin e aleatëve amerikanë rreth saj.

Postimi i plotë

Po ndjek me vëmendje të ashtuquajturën çështje të veteranëve të rrejshëm.

E mirëkuptoj qëndrimin e aleatëve tanë amerikanë rreth saj ; miqtë na ndihmojnë financiarisht dhe kanë të drejtë të dinë ku përfundojnë paratë e tyre.

E mirëkuptoj dhe shqetësimin e shoqërisë civile. Nuk kam asnjë koment për çështjen sa kohë që po heton prokuroria, unë jam politikan dhe nuk dua të ndikoj tek drejtësia

Por kam një propozim ;

Nëse zbulohet se në lista ka veteranë të rrejshëm, unë do propozoj që mjetet që i merrnin ata, të shkojnë tek familjet e atyre që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë kohës së luftës, të vrarë, të zhdukur, apo të gjymtuar e dhunuar.

Shteti i Kosovës, shoqëria ja u ka borxh këtyre familjeve që kanë një, dy apo më shumë viktima. Unë vetë ndihmoj shumë prej tyre, por shteti duhet të ndihmojë institucionalisht. Kështu do të bënim drejtësi të vërtetë me viktimat e luftës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat