MENU
klinika

Vendimi drastik

PE ndëshkon Hungarinë/ Në mëdyshje e drejta e votës

12.09.2018 - 13:10

Qeveria hungareze akuzohet nga Parlamenti i BE-së,për shkelje të të drejtave të njeriut, të pakicave, liritë e shkencës si dhe ka vepruar kundër tolerancës.

Parlamenti Europian, lidhur me këtë të fundit ka kërkuar një proces dënimi  kundër Hungarisë.

Ndonëse akuzat janë të forta, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka premtuar se nuk do të dorëzohet.

Lidhur me proçesin e dënimit do të realizohet një votim gjatë ditës së sotme ku duhet të arrihet një shumicë prej dy të tretash, nga ku duhet të marrë pjesë së paku gjysma e deputetëve.

Proçesi do të kryhet sipas “Artikulit 7” të Pakteve të BE-së , propozuar kështu nga deputetët europianë.

Në rrjedhën e çështjes, i është kërkuar Këshillit të Ministrave, që të përcaktojë niveln e rrezikimit të shtetit të së drejtës në Hungari.

Parlamenti Europian ka bërë edhe një paralamërim të fortë kundrejt Viktor Orban, të cilit mund t’i hiqet e drejta e vot në BE, në ai vazhdon të mos dëgjojë.

Orban, ka hedhur poshtë akuzat, para deputetëve europianë duke u hedhur në kundërsulm.

“Ju merrni përgjegjësi të madhe, kur doni t’i vini vulën një vendi dhe doni të përjashtoni një popull”, tha kryeministri hungarez.

Ai shtoi më tej faktin se kjo po i bëhet Hungarisë, si dënim pasi nuk pranon emigrantët.