MENU
klinika

Kanabizimi i Shqipërisë

Policia e Tahirit njësh me drogën? Xhafaj jep vlerësimin

21.09.2018 - 21:40

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte i ftuar në emisionin “Provokacja” transmetuar mbrëmjen e sotme, ku foli mes të tjerash edhe për punën e Policisë.

Xhafaj pohoi se pason një periudhë në të cilën Policia, në imazhin kolektiv, në segmente të caktuara të saj, u bë njësh me drogën.

Nuk e përjashtoj këtë, që pati një perceptim të rënduar për Policinë në atë periudhë, deri diku e kam thënë edhe publikisht, të merituar. Për mënyrën se si u trajtua marrëdhënia e Policisë me fenomenin”, tha Xhafaj. “Por ama duhet të themi edhe një gjë tjetër, brenda harkut të dy vjetëve kemi bërë atë që nuk është mundur të bëhet për 25 vjet”.

Këtë fenomen të mos e kemi më prezent, jo më në ato përmasa, por në përmasa që janë të krahasueshme me të gjitha vendet e Europës dhe me shumë vende të rajonit”, shtoi ministri Xhafaj.

Pjesë nga Intervista

Mustafa Nano: Mendoj se ju vini pas një periudhe ose trashëgoni një periudhë në të cilën Policia, në psikën kolektive, në imazhin kolektiv, në segmente të caktuara të saj, u bë njësh me drogën…

Ministri Xhafaj: Nuk e përjashtoj këtë, që pati një perceptim të rënduar për Policinë në atë periudhë, deri diku e kam thënë edhe publikisht, të merituar. Për mënyrën se si u trajtua marrëdhënia e Policisë me fenomenin.

Mustafa Nano: Kështu që i paguani një kosto edhe kësaj periudhe…

Ministri Xhafaj: Pa dyshim, por ama duhet të themi edhe një gjë tjetër, brenda harkut të dy vjetëve kemi bërë atë që nuk është mundur të bëhet për 25 vjet. Këtë fenomen të mos e kemi më prezent, jo më në ato përmasa, por në përmasa që janë të krahasueshme me të gjitha vendet e Europës dhe me shumë vende të rajonit!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i fortë që u bëri

Xhafaj mbledh me urgjencë drejtuesit e policisë