MENU
klinika

Noam Chomsky

“Populli po revoltohet kundër elitës që e ka mashtruar”

12.09.2018 - 10:55

Përktheu Migena Elezi
Profesori dhe gjuhëtari përshkruan kohën në të cilën po jetojmë: “Rritja ekonomike ka favorizuar vetëm institucionet financiare, në dëm të ekonomisë”.

Punëtorët po revoltohen kundër elitës dhe institucioneve dominuese që i kanë dënuar prej një gjenerate. Ka pasur rritje ekonomike dhe një rritje të produktivitetit, por fitimet e kësaj rritjeje ekonomike kanë përfunduar vetëm në disa xhepa të caktuar, pjesa më e madhe tek institucionet financiare grabitqare, të cilat në përgjithësi nuk janë dobiprurëse për ekonominë”, – kështu shprehet Noam Chomsky, profesor, gjuhëtar dhe teoricien i komunikimit, në një intervistë dhënë për Manifesto. Nisur nga analizat e politikës amerikane, për Chomsky-in “në Evropë po ndodh pak a shumë e njëjta gjë, në njëfarë mënyre edhe më keq, sepse vendimmarrjet për çështjet e rëndësishme janë zhvendosur mbi Trojkën, që në fakt është një organizëm i pazgjedhur. Partitë e qendrës së djathtë/të qendrës së majtë janë spostuar nga e djathta, duke i braktisur thuaje katërcipërisht interesat e klasës punëtore”.

Sipas akademikut “kjo gjë ka shpënë drejt zemërimit, drejt frustrimit, drejt frikës dhe shndërrimit në dash kurbani. Nga momenti që shkaqet e vërteta kamuflohen si jo më mirë, faji duhet të jetë medoemos i të varfërve të padenjë të pakicave etnike, të emigrantëve apo të sektorëve të tjerë vulnerabël. Në rrethana të tilla personat ngjisin në xham”.

Në SHBA, shumë punëtorë votuan për Obamën, duke besuar në mesazhin e shpresës dhe të ndryshimit që ai propagandoi, për pasojë, kur zhgënjimi nuk vonoi, ata kërkuan diçka tjetër. Ky është terren pjellor për demagogë si Trumpi, të cilët shtiren sikur përfaqësojnë zërin e punëtorëve, ndërkohë që i dobësojnë herë pas here përmes politikave antisindikaliste të administratës së tij, e cila përfaqëson krahun më të egër të Partisë Republikane.

Nuk ka të bëjë fare me “populizmin”, një koncept me një histori të shkartisur, shpeshherë thuajse i respektueshëm”, – përfundon Chomsky.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB