MENU
klinika

Dekriminalizimi i politikës

PPE kritikon Shqipërinë për krimin e organizuar

21.09.2018 - 16:51

Një nga shqetësimet e ngritura nga dy prej përfaqësuesëve të lartë të PPE-së, Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë Patrick Voller dhe Presidentja e Grave të Partisë Popullore Europiane, Doris Pack, ka qenë krimi i organizuar në Shqipëri, i cili edhe po e pengon integrimin e vendit në BE. Krimi i organizuar në Shqipëri pengon integrimin e vendit në BE.

Dekriminalizimi i politikës është kyç për Shqipërinë dhe ligjet e miratuara duhet të vihen në zbatim.”-u shpreh Voller, i cili vuri komentoi me tone kritike ngjarjet e fundit në prokurori. “Forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, pavarësia në sistemin gjyqësor duhet të shënojë progres, por transferimi i prokurorëve siç ndodhi dje, nuk është një shenjë e mirë”, -Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë të PPE-së, Patrick Voller.

Sipas Voller lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten dy kërkesa themelore në mënyrë që Shqipëria të bëjë përpara me negociatat vitin e ardhshëm.

Le të themi se peshqit e mëdhenj dhe të paprekshmit, duhet çohen përpara drejtësisë.”- u shpreh Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Popullore Europiane. Kritik ka qenë edhe qëndrimi i Presidentes së Forumit të Grave të PPE, Doris Pack, e cila vuri në dukje se Shqipëria ka bërë hapa prapa. Ajo përmendi këtu hetimet për dosjen “Tahiri” apo dhe “Shullazi”.

Kryeprokurorja e përkohshme po i nxjerr jashtë loje prokurorët që duhet të përballen me kriminelë të rrezikshëm dhe i dërgon ata në detyra të tjera. Ky është një simbol që tregon për veprime për të mos respektuar drejtësinë dhe për t’i shpëtuar daljes para gjykatës dhe sigurisht që është diçka që s’mund të pranohet.”- tha Presidentja e Forumit të Grave në PPE.

Ajo foli edhe për situatën e rëndë të krimit në qytetin e Shkodrës, duke vënë në dukje ekzistencën e bandave mafioze, vrasjeve, pengmarrjeve, situatës së rëndë të krimit në Vlorë dhe mosveprimit të qeverisë për të siguruar jetën e njerëzve. Duke iu referuar këtij realiteti, Doris Pack ishte kritike me kolegët e saj europianë.

Shpesh ndihem e turpëruar për gjithçka çfarë ka ndodhur në vitet e fundit dhe nuk janë marrë në konsideratë nga jashtë. Zyrtarët e BE-së kanë thënë vetëm që vendi është në rrugë të mbarë e kështu me radhë në vend që të vendosnin gishtin në plagë. Kjo ka qenë e turpshme dhe para zgjedhjeve të vitit të kaluara i vetmi zë në perëndim që fliste për kanabisin këtu isha unë. Nuk është se jemi kundër dikujt, por se jemi në favor të njerëzve që jetojnë në këtë vend.“- u shpreh Presidentja e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!