MENU
klinika

Dëmshpërblimi për përmbytjet

Qeveria u ‘mohon’ fierakëve 69 milionë lekë

30.09.2018 - 17:25

Edhe pse ka 9 muaj që Hoxhara e Fierit u përmbyt, ende ka shenja të asaj ndodhie që nuk janë fshirë.

Gjatë përmbytjeve të dimrit që shkoi janë dëmtuar rreth 5 mijë hektarë tokë bujqësore dhe qindra hektarë sera.

Fryrja e lumit Vjosa solli edhe përmbytjet e shtëpive të banorëve të zonës.

Lidhur me dëmshpërblimin e tyre banorët e prekur thonë se nuk kanë marrë ende atë, dhe për më tepër, tokat e përmbytura këtë vit nuk u kanë ofruar prodhimin e dikurshëm.

Rezulton se praktika e plotësimit te dosjeve te familjeve te dëmtuara ka përfunduar dhe informacioni i plotë është përcjellë në Tiranë.

permbytjet konica.al
permbytjet konica.al

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka kryer gjithë verifikimet e nevojshme lidhur me dëmshpërblimet.

Por, që ato të kalojnë në duart e 381 familjeve të dëmtuara, së pari duhet alokimi i fondit nga qeveria.

Po ashtu rezulton se në total dëmshpërblimi kap vlerën e 69 milionë lekëve.

Por përmbytjet duket se kanë ndikuar negativisht edhe tek eksportet.

Sipas statistikave të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Fier gjatë 8 muajve të këtij viti janë eksportuar 78 mijë tonë fruta -perime në tregun e huaj.

Shifrat kjo 105 më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA