MENU
klinika

Monumentet historike në Gjirokastër

Rama: Kalaja e Gjirokastrës me rrugë të re alternative

30.09.2018 - 16:05

Kryeministri Rama, i cili ishte i pranishëm në aktivitetin e përfundimit të punimeve restauruese në Zonën e Pazarit Historik, ka deklaruar nga Gjirokastra tashmë ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit.

Gjirokastra sot nuk është më pasuri e UNESCO-s në rrezik, por ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se investimet në Gjirokastër do të njohin vijimësi, duke theksuar se së shpejti do të nisë investimi i projektit që do të shmangë qarkullimin e automjeteve në këtë zonë. Ai evitoi të përmendë fjalën “by pass” duke e zëvendësuar atë me termin “rrugë alternative”.

Gjirokastra është nxjerrë nga lista e rrezikut eminent të UNESCO-s. Gjirokastra është kthyer në qendër të vëmendjes së qeverisë për sa i përket trashëgimisë kulturore, ka parë investime në këto 5 vite më shumë sesa 20 e ca vite pararendëse së bashku. Sot nuk është më pasuri në rrezik, por ka hyrë në një fazë të re. Ky projekt është një kartëvizitë e kësaj faze të re.

Sot turizmi nuk është më një dëshirë në Gjirokastër, por një shpresë reale e materializuar në rritjen shumë të konsiderueshme të numrit të turistëve dhe zgjerimin e mundësive të banorëve për të jetuar me turizmin. Mjafton të kemi parasysh shifrat. 

Në 2013 numëroheshin zyrtarisht 6000 vizitorë në kala, sot deri në shtator ka 80 mijë vizitorë, ndryshim i shumëfishtë. Në 2013 ishin vetëm 4 vende ku të kaloje natën në Gjirokastër, sot, janë shumë më tepër se kaq. Së shpejti do të nisë investimi për rrugën alternative, ashtu sikundër besoj që shumë shpejt nuk mund të shohim rezultate konkrete të ndërhyrjeve edhe jashtë kufirit të qytetit”, tha Rama.

Restaurimi i ansamblit të Pazarit Karakteristik në Gjirokastër u nis dy vite më parë, në fund të shtatorit 2016. Projekti i plotë që përfshin mbështetje të vazhdueshme për bizneset dhe promovimin e zonës arrin vlerën e 3.5 milion dollarë dhe është një bashkëpunim i Bashkisë Gjirokastër, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Ministrinë e Kulturës dhe atë të Zhvillimit Urban.

Qafa e Pazarit e ndërtuar në shekullin e XIX ka qenë një nga më problematikët gjatë 25-viteve të fundit. Ajo i është nënshtruar tre restaurimeve që nga viti 2006, por pavarësisht shpenzimeve të shumta asnjëri nga projektet nuk ka ruajtur deri në fund vlerat e monumentit të Qafës së Pazarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë