MENU
klinika

Fushata e re

Rama prezanton projektet, Korça e pret me protesta

29.09.2018 - 16:21

Kryeministri, Edi Rama, ishte ditën e sotme në Korçë, lidhur me fushatën e tij të re “E gjithë vëmendjen tek ju”.

Lidhur me këtë fushatë, ai tha se shumë qytetarë kanë gjetur zgjidhje për probleme shumë vjeçare në platformën e bashkëqeverisjes.

Rreth 462 raste masash disiplinore ndaj punonjësve të shtetit, kanë nisur pikërisht për shkak të ankesave të bërë nga qytetarët online, deklaroi kryeministri Rama.

“Mesazhi për të gjithë punonjësit e shtetit që janë në zyrat ku u shërbehet qytetarëve forcohet javë pas jave dhe falë këtij aktiviteti dhe dëshmive të vetë qytetarëve dhe masave që merren për punonjësit.

Çdo qytetar ka fuqinë e pushtetit”

Ndërkohë Rama gjatë këtij takimi drejtoi një thirrje për qytetarët.

“Të inkurajohen e të marrin rrugën e duhur, atë të platformës dhe ankesës së drejtëpërdrejtë në vend të rrugëve për të gjetur mik e dhënë lekë për të zgjidhur një problem”.

Gjatë kësaj vizite në Korçë Rama u prit nga disa protesta të organizuara nga Partia Demokratike.

proteste konica.al
proteste konica.al

Sipas thirrjeve të protestuesve, qytetarët akuzonin Ramën për varfërim të qytetarëve dhe lidhje me krimin.

proteste konica.al
proteste konica.al

Më tej ai prezantoi dhe projektet për Korçën, ku fokusi më i madh ishte në sektorin e turizmit, bujqësisë, përpunim mbetjesh, si dhe investimet në shkolla dhe ujësjellësa.

“Kemi zhvendosur në Korçë 406 projekte për mandatin e parë. Në Zëmblak do të ndërtohet termocentrali, i cili përfundon në vitin 2021.

Sa i takon infrastrukturës, është duke përfunduar segmenti Qafë-Thanë-Lin- Pogradec, dhe po vijohet me segmentet e tjera.

Gjatë dy viteve të ardhshme ne do të fokusohemi për të çuar më tej punën për aksin Qukës-Qafë Plloçë.

Kemi një projekt për aksin Drilon-Tushemisht. Do të ndërhyhet në rrugën e Ersekës, të Dardhës, Voskopojës, etj.

Investime do të ketë edhe në bujqësi dhe argotizëm.

Nuk do të hyj me detaje në projektet që i takojnë trashëgimisë kulturore. Janë një dyzinë projektesh të kësaj natyre. Korça është një qark që përfiton ndjeshëm nga programi i ‘100 fshatrave’”, ka përfunduar kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN