“Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë kozmetikë dhe film. Kur muzika është e gatshme, ju nuk do të duhet ta kërkoni. Por po vjen së shpejti”.
Kështu i është përgjigjur Rihanna një ndjekësi në “Instagram”, i cili e ka pyetur këngëtaren se kur do të dalë projekti i saj i radhës muzikor.
Këngëtarja nga Barbadosi nuk ka hedhur në treg asnjë këngë të re që prej vitit 2016, por Rihanna i ka siguruar fansat se po punon për materiale të reja.
30-vjeçarja ka sqaruar se gjatë kësaj kohe ka qenë e zënë duke u fokusuar në linjën e saj dhe filmin, ndërkohë që premton se do të hedhë me treg, disa këngë të reja në të ardhmen e afërt.
Një ditë më parë, Rihanna organizoi eventin e saj të modës “Savage x Fenty”, ku të pranishme ishin edhe motrat Hadid.