MENU
klinika

Vijojnë pakënaqësitë

Sërish protesta për taksën në ‘Rrugën e Kombit’

15.09.2018 - 14:52

Një grup në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje që të hënën paradite qytetarët e Kukësit, t’i bashkohen një proteste kundër vendosjes së taksës nga qeveria në ‘Rrugën e Kombit’. 

Të hënën, në orën 11.00, banorët e Kukësit do të ngrihen përsëri kundër taksës së Rrugës së Kombit. T’i bashkohemi protestës!”, thuhet në mesazhin e këtij grupi organizues të kësaj proteste.

Në fillim të këtij viti protestuesit kuksjanë kishin djegun pikat e pagesës së taksës gjë që e detyroi qeverinë e Shqipërisë ta rishikojë vendimin për taksën në Rrugën e Kombit.

Pas protestës së bërë , policia arrestoi gjatë asaj mbrëmjeje në orët e vona 11 kuksjan pjesëmarrës në protestën për heqjen e traut në Rrugën e Kombit dhe heqjen e taksës prej 5 eurosh. Presioni i bërë nga qytetarët kuksjanë, bëri që qeveria shqiptare ta shtynte vendimin për taksën në Rrugën e Kombit edhe për disa muaj.

Me vendimin e ri, banorët e Kukësit duhet të paguajnë taksë 100 lekë për kalimin e veturave të vogla nëpër ‘Rrugën e Kombit’ ndërsa qytetarët nga vëndet e tjera, përfshirë edhe shtetasit e Kosovës, kjo taksë kushton 5 euro në një drejtim.