Përveç miqve dhe dashamirësve, në lamtumirën e fundit për Aretha Franklin në funeralin e saj ishin të pranishëm edhe personalitete të njohura muzikore si dhe politike, nga Bill Clinton te Ariana Grande, e cila është bërë pjesë e një momenti që është komentuar gjatë në rrjetet sociale.
Janë shpërndare me shpejtësi foto dhe video, ku komentohet se peshkopin Charles H Ellis III, i cili udhëhoqi funeralin, ka ngacmuar këngëtaren Grande.
Vetëm një ditë më pas nga funerali ka ardhur edhe reagimi i peshkopit, i cili kërkon ndjesë dhe thotë se kurrë nuk do të ishte qëllimi i tij të prekte gjoksin e një femre.
“Nuk do ishte kurrë qëllimi im që të prek gjoksin e ndonjë femre. Ndoshta kam kaluar kufirin, kam qenë shumë i afërt ose miqësor. Por sërish, kërkoj falje”, tha ai për Associated Press.
Peshkopi shtoi se ka përqafuar çdo artist, mashkull apo femër gjatë funeralit të mbretëreshës së Soulit.