MENU
klinika

Festivali i Teatrit

“Tag”, komedia që na ironizon të gjithëve

24.09.2018 - 09:28

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit nisi mbrëmjen e djeshme rrugëtimin një javor si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit. Në orën 21:00 të së dielës mbrëma, në skenën më të re të Tiranës. “arTurbina”, u ngjit trupa e Teatrit Kombëtar me komedinë “Tag”.

Komedia “Tag” e shkruar nga dramaturgu Bashkim Hoxha, vjen në skenë nga regjisorja Andia Xhunga dhe interpretuar nga aktorë të mirënjohur të Teatrit Kombëtar si: Olta Daku, Mehdi Malka, Gert Ferra, Indrit Cobani, Adelina Muca, Naun Shundi, Ardian Cerga, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Genti Decka dhe Artan Imami.

“Rutinën e një fshati të largët do ta gjallërojë ardhja e papritur e një vizitori: nga qyteti. Pas një keqkuptimi të lindur në Facebook, jeta e tij dhe e gjithë banorëve të fshatit do të marrë një kuptim tjetër. Një komedi keqkuptimesh dhe situatash ku dhe ju… do të bëheni #Tag.” , shkruhet në sinopsisin e shfaqjes e cila vjen si një ironi e gjallë e shoqërisë së sotme të marrosur pas rrjeteve sociale.

“Tag” ishte shfaqja e parë e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit e cila do të pasohet nga 13 shfaqje të tjera nga teatrot e gjithë trevave shqipfolëse, përgjatë gjithë javës.

Ditën e dytë, në skenë pritet të ngjitet trupa e Teatrit Kombëtar të Kosovës me shfaqjen “Kaligula” në orën 18:00 në sallën e Universitetit të Arteve. Gjithashtu, në orën 21:00, tek “arTurbina” do të shfaqet “Pengu” e sjellë në skenë nga trupa e Teatrit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024