MENU
klinika

Nga The Economist

Takimi ndër-korean, shansi i fundit për paqe

18.09.2018 - 12:11

Presidenti Moon Jae-in i Koresë së Jugut u përshëndet nga turma koreano-veriorësh që thërrisnin “Bashkimi i atdheut” kur arriti në veri të martën me një mision për të bindur udhëheqësin, Kim Jong, për t’u angazhuar në çmontimin e programit të armëve bërthamore.

Moon po mban takimin e tij të tretë, një vizitë tre-ditore gjatë së cilës të dy do të diskutojnë përmirësimin e lidhjeve ndër-koreane dhe lehtësimin e tensioneve përgjatë kufirit të vendeve të tyre.

Pyetja e madhe që po zhvillohet gjatë takimit është nëse Kim do të pranojë të ndërmarrë hapa për të bindur Uashingtonin se ai është i gatshëm të vazhdojë me denuklearizimin. Zyrtarët amerikanë duan të shohin hapa konkretë nga Veriu, duke përfshirë paraqitjen e një liste të plotë të armëve, objekteve bërthamore dhe materialeve të palidhura, dhe duan që ajo të “ngrijë” aktivitetet e saj bërthamore.

 

Kim e përshëndeti z. Moon me një spektakël që theksoi bashkimin etnik të dy kombeve koreane. Kur aeroplanin i Moon arriti në aeroportin ndërkombëtar të Phenianit, zoti Kim po e priste në prag me dhe një turmë të madhe qytetarësh. Pasi të dy liderët përqafuan njëri-tjetrin dhe u zhvendosën në makinat e tyre, turma i përcolli duke thirrur “Paqe dhe prosperitet!”

Kur të dërguarit e  Moon e vizituan Kim në Phenian në fillim të këtij muaji, ai u tha atyre se ai ishte i gatshëm të mbaronte gjithë procesin e denuklearizimit brenda mandatit të parë të z. Trump. Por ai tha se do të fillonte të merrte masa drejt këtij qëllimi vetëm nëse Uashingtoni do provonte se nuk ishte më armiqësor.

Si hapin e parë, Koreja e Veriut kërkon që Shtetet e Bashkuara të deklarojnë një fund të Luftës Koreane 1950-1953. Lufta pati një armëpushim, 65 vjet më parë, por gadishulli mbetet ende  në luftë.

Moon dhe Kim do të njoftojnë rezultatet e takimeve të tyre të mërkurën.

Javën e ardhshme,Moon pritet të informojë  Trump gjatë një udhëtimi në Kombet e Bashkuara. Pastaj,Trump pritet të vendosë nëse do të takohet sërish me  Kim.

“Nëse vizita ime ndihmon rinisjen e dialogut mes  Koresë së Veriut dhe SHBA-së do të thotë që ka përmbushur misionin” tha  Moon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN