Koncerti i reperit të njohur amerikan Ice Cube për pak sa nuk u kthye në një tragjedi në Kaliforni, nëse forcat e policisë nuk do të kishin ndërhyrë në kohë.
Policia raportoi se para koncertit të reperit Ice Cube në Del Mar të Kalifornisë pati të shtëna me armë zjarri.
Sipas mediave amerikane, të cilat i referohen policisë, një person ishte i interesuar për të blerë bileta, por kur i thanë se nuk kishte mbetur asnjë për koncertin, pati debate të ashpra dhe më pas ai qëlloi disa herë në drejtim të turmës.
Policia iu kundërpërgjigj duke e plagosur të dyshuarin, i cili u dërgua në një spital lokal.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe ende nuk dihet gjendja e atentatorit.