MENU
klinika

Marrëveshja Kosovë-Serbi

Thaçi: Demarkacioni mund të zgjidhë çështjen Kosovë-Serbi

08.09.2018 - 19:31

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikujtuar edhe njëherë çështjen e veriut të Kosovës në një deklaratë, ditën e sotme, pas vizitës së presidentit serb.

Ai ka treguar qëndrimin e tij përsa i përket Komunës së Preshevë, Bujanovcit dhe Medvegjës.

Sipas Thaçit, vullneti i njerëzve të këtyre tre komunave tashmë është institucionalizuar tek organet shtetërore të Kosovës.

Më tej gjatë shkrimit të tij në një postim në rrjetin social Facebook, ka theksuar se kërkesa e tyre është ndërkombëtarizuar në pikën më kulminante botërore.

Por shkrimi i Thaçit nuk ka mbetur vetëm në qëndrimin e tij ndaj politikave me Serbinë, por edhe me politikën e brendshme.

Si duket ai kërkon marrëveshje pasi sipas tij sjell më tepër paqe dhe stabilitet në rajon si Kosovës i hap rrugë të shpejtë dhe të sigurtë për në NATO dhe në BE.

Deklarata e plotë e tij:

“Vullneti i shprehur i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës më 1 dhe 2 mars 1992 për bashkëngjitje me Kosovën është institucionalizuar tek organet shtetërore të Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë e tyre është ndërkombëtarizuar në pikën më kulminante botërore. Kjo çështje do të diskutohet në kuadër të demarkimit të kufirit prej 430 kilometrave ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mund të zgjidhet. Të mos mbesim rob të dhuratave të antishqiptarit famëkeq Aleksandër Rankoviç, por të punojmë për korrigjimin e historisë dhe rritjen e sigurisë për të ardhmen evropiane. Rezultate të marrëveshjes eventuale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë njohja reciproke me Serbinë, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në OSBE dhe heqja e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit, si parakusht për anëtarësimin e Kosovës edhe në OKB. Kjo marrëveshje sjellë më tepër paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe Kosovës i hapë rrugë të sigurt dhe të shpejtë për në NATO dhe Bashkim Evropian”

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat