Klevi Lika, i arrestuari për 3.4 mln eurot e sekuestruar në automjetet ‘Toyota Yaris’, do të vijojë të mbetet në arrest sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Lika, kishte bërë kërkesën për liri nga Trupi gjykues duke arsyetuar me faktin se duhej të vazhdonte shkollën, përkatësisht në vitin e tretë të gjimnazit.
Kërkesa e tij ishte dorëzuar nga avokati i tij, Saimir Visha, për ndryshimin e masës së dënimit.
Nga ana tjetër duke qenë se Prokuroria po pret përgjigje nga Belgjika, Anglia dhe Italia për origjinën e parave, ka kundërshtuar lirimin e tij.
Në portin e Durrësit më 23 qershor të këtij viti, Klevis Lika shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasit; Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; i biri Klevis Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Porositës të ngarkesës, sipas Policisë janë kushërinjtë e shpallur në kërkim, Alfred dhe Elvis Vladi, që u zbuluan në portin e Durrësit me një sasi rekord të eurosh.