MENU
klinika

Kushti për anëtarësim

Trump-Maqedonisë, zgjidhni emrin pastaj negociatat

06.09.2018 - 18:05

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka drejtuar zyrtarisht një letër, presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, 8 Shtatorit.

Gjatë shkrimit të tij Trump i ka theksuar shtetit maqedonas një nga kushtet e cila mund ti hapë rrugën për anëtarësimin në NATO, si dhe çeljen e negociatave për në BE.

“Maqedonia ka shumë arsye sivjet të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës e zgjidh kontekstin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe e hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE.

Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do t’i përforcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në tërë rajonin. SHBA-ja është e gatshme ta mbështesë Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet në vijim për anëtarësimin Tuaj në NATO. U uroj çdo të mirë qytetarëve të Maqedonisë në këtë ditë të veçantë”.

Siç thekson edhe presidenti amerikan, kushti për anëtarësimin e shtetit maqedonas, mbetet zgjidhja e konfliktit me Greqinë, në lidhje me emrin.

Andaj edhe kjo letër nga Trump vjen pikërsht para referendumit, ku qytetarët e Maqedonisë, më 30 shtator, duhet të shprehen nëse bien dakort që Maqedonia ta ndryshojë emrin në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.