Për palestinezët rezultati i konfliktit izraelito-palestinez, është tepër i rëndësishëm. Në vend që të gjendet një mënyrë paqësore për t’a zgjidhur konfliktin, administrata Trump po lëshon kërcënime publike që po e pengojnë kompromisin.
Administrata e Presidentit të SHBA, Donald Trump vendosi muajin e kaluar të pakësonte të gjitha fondet në Agjencinë e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara (UNRWA), e cila ofron shkolla, kujdes shëndetësor dhe ndihma të tjera për refugjatët palestinezë.
Javën e kaluar, administrata njoftoi heqjen e 25 milionë dollarëve fonde për gjashtë spitale të Jeruzalemit Lindor, ku shumica e pacientëve janë palestinezë. Dhe këtë javë, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi mbylljen e menjëhershme të misionit të Uashingtonit të Organizatës Çlirimtare të Palestinës.
Qëllimi është të detyrojë udhëheqësit palestinezë që të heqin dorë nga kërkesa e tyre për të drejtën e kthimit në shtëpitë nga ku u larguan kur Izraeli u themelua në vitin 1948. Kjo nuk do të funksionojë. Përkundrazi, me siguri do të pengojë marrëveshjen për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez.
Trump e ka provuar këtë taktikë më parë. Vitin e kaluar, administrata e tij kërcënoi, nëpërmjet ambasadorit të saj në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, të vendoste dënime financiare për vendet që kundërshtonin njohjen formale të Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit.
Shtetet anëtare të OKB-së u përgjigjën duke votuar për të dënuar vendimin. Përdorimi i shantazhit financiar për të kërcënuar palestinezët drejtpërdrejt nuk është një vendim i mirëmenduar.
Sigurisht, në botën e biznesit, mund të përdoren në mënyrë efektive për marrëveshjet e vështira. Por, kur është fjala për diplomacinë ndërkombëtare, përpjekjet e kota për të detyruar rezultate, zakonisht kanë efekt të kundërtën.
Në fund të fundit, këto nuk janë negociata për një marrëveshje me pasuri të paluajtshme, rezultatet e të cilave do t’i kënaqin disa investitorë dhe do të zhgënjejnë disa të tjerë.
Ajo që është në rrezik është dinjiteti, identiteti dhe të drejtat e njeriut. Rezultati në raste të tilla do të formësojë jetën dhe të ardhmen e të gjithë popullsisë.
Kërcënimet publike sulmojnë edhe drejtues si Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas. Gjatë viteve, Abbasi ka kundërshtuar dhunën, duke patur dëshirën për një shtet të pavarur palestinez të çmilitarizuar dhe që shpreh publikisht vullnetin e tij për të bërë kompromis mbi çështje të rëndësishme.
Por, me veprimet e papërshtatshme të administratës Trump, kjo bëhet e pamundur, pasi Abbas nuk do të ishte më në gjendje t’i bindte palestinezët se një marrëveshje u realizua me drejtësi dhe nuk e prek krenarinë kombëtare.
Për shumicën e publikut palestinez, kundërshtimi i të drejtës së kthimit në rrethana të tilla do të dukej si mposhtje.
Asnjë udhëheqës palestinez nuk mund të pajtohet me asgjë, madje as me ato që janë teknikisht marrëveshje të mira.
Sapo SHBA-të bënë publike kërcënimet e tyre, ata u vetë-mposhtën. Në fakt, dy marrëveshjet më të rëndësishme të paqes në Lindjen e Mesme në gjysmën e shekullit të fundit, Marrëveshjet e kampit David të vitit 1978 midis Izraelit dhe Egjiptit dhe Marrëveshjes së vitit 1993 ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, u realizuan sepse negociatat u kryen kryesisht pas dyerve të mbyllura.
Administrata e Trump nuk mund të përpiqet të detyrojë palën palestineze të pranojë pozita të pabarabarta, sepse kjo marrëveshje do të kishte ende nevojë për të siguruar mbështetje të gjerë publike. Nëse kushtet janë të njëanshme, marrëveshja nuk do të realizohet.
Për të shmangur një rezultat të tillë, bisedimet mbi konfliktin izraelito-palestinez, nuk duhet të kryhen në publik.
Udhëheqësit palestinezë kanë treguar gatishmëri për të bërë kompromis edhe për çështjet e diskutueshme si Jerusalemi, duke rënë dakord ta mbajnë atë të bashkuar; refugjatët, duke pranuar se një numër i kufizuar mund të kthehej në Izrael; dhe madje edhe shkëmbimet e tokës.
Por kompromise të tilla do të bëheshin vetëm brenda kontekstit të një zgjidhjeje që përfshinte krijimin e një shteti të pavarur palestinez në përputhje me kufijtë para vitit 1967, me Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e saj. Kjo është çështja bazë në të cilin aktorët duhet të punojnë.
Hapi i parë, megjithatë, duhet të jetë të rindërtohet besimi, jo vetëm midis izraelitëve dhe palestinezëve, por edhe me ndërmjetësit.
SHBA nuk mund të presë që të shërbejë si një ndërmjetës i besueshëm nëse vazhdon me paragjykimet pro-izraelit.
Palestinezët janë një popull krenar që kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme në luftën e tyre për të mbijetuar nga zhvendosjea, pushtimi apo prostitucioni. Ata nuk mund të shantazhohen qe të pranojnë “urdhrat” amerikano-izraelite. Asnjë marrëveshje paqeje nuk do të jetë e mundur derisa të gjitha palët e përfshira të njohin realitetin.
Daoud Kuttab ka shkruar për PS që nga viti 2003. Ish-profesor i gazetarisë në Universitetin Princeton, themeluesi dhe ish- drejtori i Institutit të Medias Moderne në Universitetin Al-Kuds në Ramallah, është një aktivist kryesor për lirinë e medias në Lindjen e Mesme.