MENU
klinika

Të tjera kërcënime

Trump:Do të shkaktoj rrënimin e Kanadasë

09.09.2018 - 11:41

Duke u kthyer në retorikën e tij të ashpër, Presidenti i SHBA, Donald Trump paralajmëroi se ai mund të shkaktonte “rrënimin” e Kanadasë.

Trump lëshoi ​​kërcënimin gjatë një dite të negociatave  për ‘Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut’ ,që nuk solli një mirëkuptim midis SHBA dhe Kanadasë.

Ministri i Punëve të Jashtme Chrystia Freeland vazhdoi të përshkruante bisedimet si konstruktive, por nuk dha detaje.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të godasë Kanadanë me tarifat e makinave nëse kryeministri Justin Trudeau nuk pranon të bëjë lëshime për NAFTA.

Trump filloi diskutimin rreth Kanadasë në një veprimtari republikane për mbledhjen e fondeve në Dakotën e Veriut. Ai u tha gazetarëve: “Kanadaja na kanë shpërfillur për një kohë të gjatë. Tani, ata duhet të na trajtojnë në mënyrë të drejtë.”

“Unë nuk dua të bëj ndonjë gjë të keqe për Kanadanë. Unë mundem, tatimi i veturave të tyre, do të ishte shkatërrimtar” vazhdoi ai, sipas një gazetari që udhëtonte me të.

Në fjalimin e Dakotës së Veriut, ai tha “Ata kanë përfituar prej nesh për shumë dekada. Nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë më”.

Ekonomistët kanadezë nuk mendojnë se tarifat e makinave amerikane do të “shkatërrojnë” Kanadanë e ata kanë parashikuar një goditje të rëndë ekonomike.

‘Tariffs Trump’ në Kanada do të dëmtonin drejtpërsëdrejti prodhuesit e automjeteve Detroit Three të SHBA

Zyrtarët kanadezë dërguan të premten sinjale pesimiste rreth mundësisë së një marrëveshjeje të shpejtë me SHBA-në në NAFTA.

Bisedimet ndoshta do të ndalohen së paku nëse nuk arrihet një marrëveshje deri të shtunën.

Robert Lighthizer, pjesë e administratës së Trump në bisedimet, është planifikuar të marrë pjesë në takimet në Evropë të hënën dhe më pas në Argjentinë më vonë gjatë javës.

Trump mund të braktisë teorikisht bisedimet me Kanadanë dhe të vazhdojë me marrëveshjen e tij me Meksikën vetëm në fillim të tetorit. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN