Edicioni i 9 i Big Brother Albania i detyroi banorët të bëheshin çift që të qëndronin brenda shtëpisë, por në edicionet e kaluara nuk ka ndodhur këshhtu edhe pse kanë qenë shumë të rinj që janë lidhur në këtë reality show.
E kundërta ka ndodhur me dy banorët Tea Zhuli dhe Kristi Becka, të dy nga Korça, të cilët janë njohur brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por janë dashuruar jashtë saj, madje janë në prag të martesës tashmë.
Tea ka zbuluar për ndjekësit e vet një detaj që përjetoi ditën kur mori propozimin nga Kristi dhe nuk kishte asgjë për të veshur.
“Natën që Kristi më bëri propozimin më mori me vete në Greqi pa marrë asgjë me vete, as rrobabanjo as rroba asgje.. Kjo është një natë ku unë me Kristin dolëm në klub dhe ky vendim u vendos vetëm disa orë më përpara se të shkonim.
Unë që s’kisha asgjë për të veshur vajta në panik ku do gjeja tani një dicka për të veshur që do ma mbushte mendjen..por ja që e gjeta kjo është një këmishe nate që bën 6€ e kam ngushtuar dhe e kam shkurtuar vetë me dorë.. e kam kombinuar me një rrip dhe me një palë vëthë te kuqe..dhe ja rezultati..thjesht doja ta ndaja me ju këtë detaj. P.s : takat i kam me vete në makinë gjithmonë”, shkruajti Tea duke shprehur dashurinë që ka për Kristin.