MENU
klinika

Profil:Klemens Von Meternik

Udhëheqësi i madh drejt altarit të dijes…

04.09.2018 - 13:46

Klemens Von Meternik (Klemens Wenzel Nepomuk Lothar von Mettrenich), ka qenë kont, dhe nga viti 1813 princ i Meternik – Winneburg.

Ai lindi në Colblenza më 15 maj 1773 dhe në jeten e tij politike ka marrë përsipër rolin e diplomatit për Austrinë. Madje në vitin 1812 u emërua kancelar shteti dhe pjesë e fronit mbretëror.

Klemens Von Meternik lindi në një familje fisnike  me origjinë nga Uestfalia e cila kishte lidhje me mbretin e Austrisë, babai i tij ishte i njohur në fronin mbretëror austriak sepse kishte punuar si këshilltar. Më 27 shtator 1795 u martua me mbesen e kancelierit austriak, Kontit Wenzel Anton von Kauntiz.

Klemens Von Meternik

Në moshë të re Meterniku shpalosi talentin e tij në fushën e diplomacis. Sapo mbushi 25-vjeç filloi të ndiqte babain e tij në rolin e sekretarit më pas punoi si i komitetit te krishterë në Uesfalia-s në kongresin e Rastat (1791 – 1799). Talenti i tij në këtë fushë shumë shpejt i mundësoi që të punonte në Dresda (Sassonia) në vitin 1801, në Berlin (Prusia) në nentor të vitit 1803 dhe në Paris (Francë) në gushtin e vitit 1806 me urdhër direkt të perandorit Napoleon Bonaparte.

 

Mbas humbjes që Austria pësoi nga Napoleoni, në betejën e Wagram, më 8 korrik 1809 Meternik u emërua ambasador i punëve te jashtme të Austrisë. Falë afrimit te tij u bë e mundur martesa midis perandorit francez Napoleonit dhe vajzës së Francesco II, dukeshës Maria Luisa.

Ceremonia e dasmës se Bonaparte dhe Dukeshës Maria Luisa më 2 Prill 1810 në Francë

Pasi ushtria franceze pësoi një humbje në fushatën e Rusisë, ai filloi të mbante një politikë neutrale dhe u mundua të ndërtonte një marrëveshje paqeje midis Napoleonit dhe Carit Rus Aleksandri.

Më 26 qershor 1813 Meternik u takua me Napoleonin në Dresda për t’i ofruar një traktat paqeje midis Francës dhe Austrisë, por ky propozim nuk u pranua dhe si pasojë Austria i deklaroi luftë Francës. Në vitin 1814  u bind se një paqe me Napoleonin ishte pothuajse e pamundur. Meternik në ato vite krijoi shumë strategji për të kufizuar avancimin e shteteve Prusiane dhe atyre Ruse. Më 30 maj 1814 në Paris u firmos, Traktakti i Parisit, i cili në një fare mënyre do të rregullonte më së miri shpërndarjen e territoreve mbas rënies së Napoleonit, kjo ishte një lajmërim për Kongresin e Vjenës.

Ai ishte protagonisti i Kongresit të Vjenës (tetor 1814 – nëntor 1815), dhe filloi të negocionte ndarjet e territoreve sipas një logjike të ekuilibruar e cila do t’i ndante këto territore me një ekuilibër te caktuar.

Ne atë periudhe pati një debat të ashpër me Carin e Rusisë Aleksandri I, i cili kishte planifikuar te copëtonte Poloninë, ky plan e frikësonte shume ambasadorin austriak sepse Polonia nuk do të ekzistonte më sipas planit rus. Përpjekjet e Meternik  për të krijuar një front të vetëm me shtetet Prusiane, në mënyrë që të përballonin Carin Rus, dështuan për faj të Prusisë e cila nuk donte të kishte marredhënie të keqija me Rusinë më vonë.

Napoleon Bonaparte dhe Meternik gjatë një kongresi ku Meterniku nuk ishte i lejuar të merrrte pjesë

Meternik gjithashtu ishte krijuesi i Aleancës të Shenjtë, por emri erdhi nga Cari Rus : kjo marrëveshje parashikonte që shteti duhej të udhëhiqej sipas kritereve kristiane ; por në fakt ishte vetëm një aleancë midis shteteve të cilët do të ndërhynin për të ndihmuar shtetin fqinj nga një revolucion të mundshëm. Në fakt në qoftë se një shtet pësonte një revolucion apo një grusht shteti, shtetet e tjerë ishin të autorizuar të ndërhynin në mënyre ushtarake për ta ndihmuar. Të gjithë shtetet pranuan këtë aleancë të re përveç Perandorisë Osmane, Qyteti i Vatikanit dhe Britania e Madhe.

Ai  ishte gjithashtu  një nga themeluesit të realizmit politik, i cili ndiqte një politikë të ekuilibruar dhe ishte një mjeshtër i teknikës së diplomacisë ndërkombëtare. Vizioni i tij konservator në lidhje me shtetin influencoi Kongresin e Vjenës.
Ai besonte se në qoftë se njerëzit do të informoheshin në mënyrë të duhur mbi institucionet, revolucionet si ato që ndodhën në Francë dhe në Greqi do të konsideroheshin jo të ligjshme.

Meternik afër Willington, Taleraidit dhe diplomatëve të tjerë evropian në Kongresin e Vjenës 1815

Meterniku është një shembull i cili ka mbetur gjatë në memorien e Evropës dhe ka fituar simpatinë e shumë diplomatëve për qartësinë dhe kthjelltësinë në mënyrën e të bërit diplomaci. Ai ndërtoi atë që për një kohë të gjatë do të njihej si “Sistemi Meternik”. Është shumë vështirë të gjehen figura kaq brilante në diplomaci si e tij. Pothuajse sot lulëzojnë kudo burokratët! Është shumë e vështirë të gjenden mendje kaq brilante që përmes logjikës së tyre aspak të zakonshme të ndërtojnë një sistem diplomatik që të mund të jetojë për një shekull.

Mendja e shkëlqyer e Meternikut e kuptoi se vetëm një sistem balancash mund ta mbante gjallë Evropën. Që nga ajo kohë e gjer në prag të Luftës së Madhe (1914) sistemi i aleancave do mbizotëronte politikën evropiane për pothuajse njëqind vjet, duke mos lënë asnjë shtet të fuqishëm që të dominonte mbi të tjerët.

Meternik gjatë Kongresit të Vjenës

Disa nga aforizmat e tij më brilante:

-Në Evropë demokracia është një gënjeshtër.

-Fjala ‘liri’ nuk do të thotë pikënisje, por destinacion. Pika e nisjes përcaktohet me fjalën ‘urdhër’. Liria nuk mund të ekzistojë pa konceptin e rendit.

-Kur Parisi teshtin, Evropën e zë ftohma.

-Dhjetë milionë padituri nuk janë njësoj me një njohuri.

-Njerëzit që bëjnë histori nuk kanë kohë ta shkruajnë atë.

-Është e kotë t’ia mbyllni portat ideve; ato i tejkalojnë ato.

-Fjala ‘Itali’ është një shprehje gjeografike, një përshkrim i cili është i dobishëm, por nuk ka rëndësi politike.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN