MENU
klinika

Vizita e Thaçit në Ujman

‘Veriu është territor i Kosovës, nuk marr leje për ta vizituar’

30.09.2018 - 19:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi në një konferencë për shtyp pasditen e së dielës se kurrë nuk ka marrë leje për vizitën e tij në veri të Kosovës, pasi sipas tij, është Kosova ajo që i jep leje të tjerëve kur e sheh të arsyeshme.

Kurrë s’kam marrë leje, as që do të marrë leje për një gjë të tillë. Ne Kosova jemi ata që i japim leje të tjerëve kur e shohim të arsyeshme. Vizita ime e djeshme nuk ka pasur asnjë incident. Edhe kjo vizitë ishte transparente”, ka thënë Thaçi, në një konferencë për media, që është mbajtur në Presidencën e Kosovës.

Dje, edhe një herë, edhe sikur herëve të tjera, kam vizituar pjesën veriore të Kosovës. Do ta vizitoj përsëri sa herë e shoh të nevojshme, pasi Kosova është shtet i lirë , unik, demokratik, multientik, në të cilin liria e lëvizjes është e garantuar për gjithë qytetarët kudo”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Vizita e shkurtër e presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit zemëroi serbët. Pas deklaratave të ashpra në Beograd nga Presidenti Vuçiç, sipas të cilit kjo vizitë shkel marrëveshjet e Brukselit, dhjetëra serbë të Kosovës bllokuan pasditen e së shtunës rrugën Mitrovicë-Bërnjak. Ata vendosën dy kamionë në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin në Zubin-Potok.

Vuçiç, në një konferencë të jashtëzakonshme nga Beogradi, duket se i hodhi benzinë zjarrit, duke thënë se nga 26 marsi e deri më sot, Kosova ka kërcënuar për herë të tretë paqen dhe qetësinë e serbëve.

Sipas tij, Kosova po e bën një gjë të tillë për të destabilizuar Serbinë dhe serbët atje.

Presidenti Hashim Thaçi bëri një xhiro në liqenin e Ujmanit në Veri të Kosovës me skaf, e më pas dha një deklaratë për mediet. Por, vizita e tij është kritikuar në Prishtinë, ku në atë kohë protestonte opozita kundër idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve të Kosovës me Serbinë.

Hashim Thaçi duhet t’i ngelet së kaluarës. Populli nuk i nënshtrohet një njeriu në idenë e tij për shkëmbim të territorit”, tha kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, në protestën e organizuar nga partia e tij.

Një reagim për të gjitha pati dje në orët e mbrëmjes nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit me një status në Facebook.

Sot, Kosova nuk fitoi asgjë. Sot humbën qytetarët e saj, u lëndua besimi i tyre në shtetin e Kosovës. Sot fituan inatet kundër njëri-tjetrit dhe manipuluesit politikë”, shkruan Veseli.

Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, me sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, kufijtë dhe Veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të gënjeshtërta patriotike kundër njëri-tjetrit”, është shprehur në reagimin e tij Veseli, ku ai i cilësoi si “të rrezikshme për vendin”, situata manipuluese të tilla si ato që ndodhën të shtunën.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat