MENU
klinika

Marrëveshja për emrin

Zaev në Parlamentin Evropian: Maqedonia Veriore, emri i ri

13.09.2018 - 13:49

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka mbajtur një fjalim sot në Parlamentin Evropian. Ai para eurodeputetëve tha se Maqedonia ndodhet në një udhëkryq të madh për të ardhmen e saj. Zaevi shtoi se është moment historik për Maqedoninë, pasi për herë të parë kryeministri i Maqedonisë mban fjalim në gjuhën amtare në Parlamentin Evropian.

Zaev tha se me marrëveshjen me Greqinë, Maqedonia do të quhet “Republika e Maqedonisë Veriore”, por me gjuhë dhe identitet të garantuar. Ai falënderoi eurodeputetë dhe kryeministrin grek Alexis Tsipras për marrëveshjen e arritur për emrin.

Jam i nderuar për ftesën tuaj. Për popullin tonë është moment historik që një kryeministër i vendit tonë të mbajë fjalim në gjuhën e tij amtare, por ndjehem si në shtëpi. Populli në vendin tonë është në një udhëkryq të madh, para disa javëve morën një inkurajim të madh nga ju, duke treguar mbështetje për referendumin e 30 shtatorit. Qytetarët e dinë çfarë vendimi të marrin. Do të jemi Republika e Maqedonisë Veriore, por me gjuhë dhe identitet të pranuar”.

E dimë se është mundësi një herë për gjithmonë. Do ta shfrytëzojmë këtë mundësi, pasi është biletë për në BE. Pas pavarësimit, donim të jemi shtet demokratik dhe të integruar në organizatat euroatlantike”.

Kryeministri maqedonas tha se Maqedonia ka patur një kalvar të gjatë konfliktesh të brendshme dhe tëë jashtme, por ka ardhur momenti që këto konflikte të marrin fund njëherë e mirë.

Maqedonia është shembull shumë i mirë. Jemi krenar për marrëveshjen me Greqinë dhe Bullgarinë. Ne jemi tregim i suksesshëm për Evropën. Qytetarët tonë e kanë bërë zgjedhjen, duke përzgjedhur Maqedoninë Evropiane. Duam të kontribuojmë për zgjidhjen e gjitha çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor. Një nga çështjet më të rëndësishme ishte kontesti jonë me Greqinë, pasi ishte kusht për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha mes të tjerash Zaev.

Kryeministri maqedonas në fjalimin e bërë në Parlamentin Evropian tha se Marrëveshja e Prespës është një kompromis për të lëvizur përpara dhe një mundësi që Maqedonia të harrojë të kaluarën.

Në të gjitha sondazhet shihet se qytetarët janë të gatshëm për të mbështetur referendumin dhe duan të jenë pjesë e Evropës. Kur kam qenë i ri, gjithçka që kam ëndërruar ka qenë që të jemi pjesë e Evropës, ndërsa tani si kryeministër e kemi këtë mundësi”, tha Zaev.