Mësoni më shumë nga 5 këshillat e bukurisë nga të cilat do të përfitojnë si burrat ashtu edhe gratë.
Doni lëkurë të paster? Flokë të butë? Thonjë të shëndetshëm? Gjithçka e gjeni këtu.
- Pastroni në thellësi lëkurën
Duke filluar me këshillën e parë për kujdesin ndaj lëkurës : bëni scrub 2 ose 3 herë në javë.Pastrojeni fytyrën të paktën një herë në ditë, sidomos nëse lëkura juaj është tepër e thatë. Procesi i scrubit heq shtresat e vdekura të qelizave të lëkurës dhe i jep asaj freski dhe shkelqim. Poret e lekures janë të hapura dhe në këtë mënyrë bëhet dhe një hidratim më në thellësi pas vendosjes së kremit të preferuar.
- Mbani të butë dhe mbroni thonjtë
Për thonjë të thatë dhe të butë, mund të përdorni vajra të ndryshëm esencial ose një krem të trashë për të mbajtur lagështi rreth dhe nën thonjë. Nëse e bëni këtë në kohën e gjumit, vendosni një palë dorashka të holla pambuku para se të flini.Përdorni dorashka çdo herë që lani enët ose bëni punë të tjera shtëpiake që ju kërkojnë të zhytni duart në ujë. Gjithashtu duhen shmangur fshiresit e thonjeve që përmbajnë aceton pasi ai mund ti thyeje thonjtë. Në vend të tij mund të perdorni alkolin.
- Shmangni shkatërruesit e lëkurës
Eliminoni këto tre zakone të padrejta: pirjen e duhanit, sallonet e solarëve dhe ndenjtjen për një kohë të gjatë në diell.Disa rreze dielli janë të nevojshme,por sigurohuni që të aplokoni SPF dhe të shmangni kohën e zgjatur në diell. Mjekët pajtohen se të tre këta faktorë mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshëm për lëkurën tuaj dhe të kenë efekte dytësore që mund të kërcënojnë edhe jetën.
- Vendosni vezë në flokë … Po, vezë!!
Përzieni një vezë me një sasi të vogël shampo, masazhoni flokët me këtë përzjerje për pesë minuta, dhe më pas shpelajini mirë. Kjo ” shampo omletë ” ndihmon për të ushqyer proteinat qe kanë flokët.
- Lani fytyrën me produkte natyrale
Dhe këshilla jonë e fundit e bukurisë: Pastroni fytyrën dhe qafën me një larës natyral dhe më pas aplikoni një hidratant me perberje glicerinë. Pastrojeni fytyrën dy herë në ditë në mënyrë që të hiqni ndotësit që dëmtojnë lëkurën.