MENU
klinika

Kinematografia shqiptare

Çfarë sjell filmi ‘’Bolero në vilën e pleqve’’?

31.10.2018 - 15:04

“Bolero në vilën e pleqve”, është filmi më i ri që mbylli xhirimet. Ky film i marrë nga vepra e Fatos Kongolit ka mbyllur xhirimet. Ai është realizuar me skenar të Linda Fejzaj dhe Spartak Pecanit e regji të këtij të fundit.

Filmi në qendër ka një çift pleqsh që janë të detyruar të jetojnë të vetmuar fundin e jetës së tyre si dy pleq të shpërfillur nga tre fëmijët e tyre.

Ai përcjell mënyrën e sotme të të jetuarit si dhe dramën shqiptare që kalon në modernitet ku harresa është aq e dhimbshme sa edhe gjithë dramat e tjera dhe zhvillohet aty ku ka pamundësi të marrëdhënieve familjare.

Në këtë skenar biri i tyre u siguron një punëtore shtëpie, në dukje një vajzë e urtë dhe e përkushtuar punës.

Nga ana tjetër vajza e prindërve nuk e pëlqen punonjësen dhe si në psikologjinë shqiptare që ndodh shpesh fillon të gjejë mundësitë për të njohur jetën enigmë të vajzës që ka ardhur për t’u shërbyer pleqve me anë të pyetjeve.

Ajo, sa më tepër e njeh, aq më tepër mendon se e kaluara e vajzës është e errët dhe e papranueshme.

Por vajza e pleqve që në impaktin e parë duket se nuk e pëlqen aspak mysafiren e re në shtëpinë e prindërve, kjo do të bëj që ajo të shkoj përtej pyetjeve të drejtpërdrejta, duke bërë që të zhbiroj mbi jetën e saj nga ku mëson se me kë ka të bëj.

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB