MENU
klinika

Yjet e Muzikës

Charles Aznavour dhe arti kontravers

02.10.2018 - 10:35

Në Mbretërinë e Bashkuar të paktën, Charles Aznavour, i cili vdiq në moshën 94 vjeçare, është ngulitur në mendjen e njerëzve si figurë argëtuese i cili luante muzikë të mirë. Ai u shfaq në televizionin britanik në fund të viteve ’60 dhe ’70: me emisione ekskluziv të BBC sic ishte: “Love from A to Z”. Dy nga këngët e tij të famshme ishin: “The Old Fashioned Way” dhe “She”, këngë të cilat u quajtën si old-fashion, por në të vërtetë u pëlqyen shumë nga publiku i atëhershëm.

Charles Aznavour arriti majat e klasifikimit britanik me këngët “Sweet” dhe “This Town Ain’t Big Enough for Both of Us”. Prezenca e tij në majat e klasifikimeve ishte jo e zakontë. Publiku e shihte Charles si një këngëtari pop-i në mesomoshë i cili ishte në qendër të vëmendjes në një moshë të pazakontë, por gjithsesi publiku e pëlqente muzikën e tij.

Rruga e tij artistike do të kalonte në muzikën pop. Bob Dylan ishte një fans i tij, kënduar disa cover-a të Aznavour: “Les Bons Moments” dhe “Times We’ve Known”. Më vonë Dylan dhe Aznavour kënduan bashkë në një nga skenat britanike gjatë një turi të Bob Dylan. Performanca u quajt si një nga më të mirat që publiku britanik kishte parë.

Elton John, Sting, Carole King dhe Bryan Ferry ishin të tjerë këngëtarë të mëdhenj që bashkëpunuan me Aznavour, këngë të cilat u publikuan në albumin e vitit 2008. Karriera e Charles ishte kaq e komplikuar. Ishte një artist i cili e kishte nisur rrugëtimin e tij muzikor përpara Luftës së Dytë Botërore dhe vijonte të këndonte dhe të prodhonte muzikë dhe në shekullin e 21. Kjo ishte arsyeja pse publiku ishte kurioz gjithmonë të dëgjonte bashkëpunimet e tij me këngëtarë të tjerë, sepse e shihnin Aznavour një artist që i përkiste një bote tjetër.

Aznavour shkroi për përdhunimin, depresionin dhe në “Comme Ils Disent”, këngë e vitit 1972, ai foli për homoseksualitetin në një kohë kur shoqëria franceze edhe nuk e pranonte dot. Ndërkohë, “Je Bois’ e 1987-ës ishte një këngë që portretizonte meshkujt e moshës së mesme, duke vuajtur krizat ekzistenciale dhe problemet me prostatën. “Është një lloj sëmundjeje që kam. Dua të flas për të gjitha gjërat që shoqëria dhe opinioni publik i ka të vështira t’i pranojë. Fillova me homoseksualitetin dhe doja të thyeja çdo tabu”, thoshte Aznavour i pyetur në disa intervista. Charles Aznavour-it mund t’i vendosim çfarëdolloj etikete, por fakt është se muzika e tij mund të dëgjohej nga kushdo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB