Presidenti Donald Trump tha të martën se ai beson se reagimi ndaj akuzave për sulme seksuale dhe sjellje të pahijshme të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Brett Kavanaugh e bën kohën në të cilën po jetojmë “një kohë të frikshme për të rinjtë në Amerikë”.
“Është një kohë shumë e frikshme për të rinjtë në Amerikë, ku mund të shpallesh fajtorë për diçka që nuk e ke bërë”, tha Trump”.
Pretendimet kundër Kavanaugh-it, duke përfshirë sulmet seksuale, kanë shkaktuar zemërim së fundmi në Amerikë lidhur me sulmin seksual dhe trajtimin e burrave ndaj grave, duke sjellë përsëri lëvizjen #MeToo. Edhe pse Christine Blasey Ford, dëshmoi për Kongresin se Kavanaugh e kishte sulmuar seksualisht atë kur ishin në shkollë të mesme, Trump ka vazhduar të mbështesë Kavanaugh dhe të mbrojë karakterin e tij.
Komentet e Trump të martën ishin thjesht shprehja e shqetësimit në lidhje me protestën publike kundër Kavanaug..
Gjatë fushatës së vitit 2016, të paktën 15 gra e akuzuan Trumpin për sjellje të keqe duke filluar nga ngacmimet seksuale dhe sulmet seksuale.
Shtëpia e Bardhë, përmes sekretares së shtypit Sarah Sanders, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër tij.
Ndërkohë që shumë figura të shquara publike po marrin pjesë në lëvizjen #MeToo, Trump është fokusuar në mbështetjen e të akuzuarit.
Komentet e Trump në një intervistë me Daily Mail të hënën, kur u pyet nëse ai është më i frikësuar për djemtë ose vajzat e tij, qarkulluan më pas në të gjitha mediat.
“Kam djem, kam dhe vajza, dhe kur shoh se çfarë po ndodh tani, është e frikshme për të dy”, tha presidenti.
Presidenti gjithashtu bëri komente të ngjashme javën e kaluar kur u pyet për mesazhin e tij për të rinjtë në Amerikë