MENU
klinika

Deklarata

Erdogan: BE anti-myslimane, do ndërpresim negociatat

05.10.2018 - 09:11

Presidenti Tayyip Erdogan tha se po merr parasysh thirrjen e një referendumi për të konsideruar dhënien fund të përpjekjes së stërzgjatur të Turqisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Erdogan u shpreh të enjten se ky është një proces i stërzgjatur, që ai thotë se është bërë nga paragjykimet kundër myslimanëve.

Lideri turk tha se do të jetë një votim i drejtpërdrejtë i qytetarëve të vendit, që do të vendosin nëse Ankaraja do të vijojë negociatat për aderimin në BE, duke qenë se ky proces vijon që prej vitit 2005.

Është 2018 dhe ata (BE) janë ende duke na pritur”, tha Erdogan në një forum në Stamboll. “Ne duhet t’u drejtohemi 81 milionë qytetarëve tanë, t’i pyesim dhe të shohim se çfarë vendimi do japin ata 81 milionë njerëz”, tha ai duke iu referuar elektoratit të Turqisë.

Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok, në një vizitë në Ankara të mërkurën, tha se Turqia duhet të trajtojë çështjet rreth sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, për të bërë të mundur përparimin në rrugën drejt pranimit në BE.

Erdogan, rrënjët e të cilit janë në islamin politik, ka akuzuar prej kohësh shtetet anëtare të BE-së për të kultivimin e një ndjenje anti-myslimane, duke thënë se blloku është i shqetësuar në perspektivën për të pasur një vend me shumicë mysliman si anëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përplasja më SHBA-në

Erdogan: Ose do bëhemi, ose vdesim!

Arrestimi që tensionoi marrëdhëniet

Erdogan ‘shuplakë’ Trumpit:Jemi të pavarur!