MENU
klinika

Modeli i ri

‘Essential’ do të sjellë smartphon-in e së ardhmes?

13.10.2018 - 12:20

Kompania teknologjike “Essential” mund të jetë duke punuar për një telefon që është ndryshe nga çdo tjetër në treg.

Kompania njoftohet se po punon në një telefon që përdor IA (inteligjinencen artificiale) për të imituar përdoruesin dhe t’iu përgjigjet automatikisht mesazheve për ta, sipas Bloomberg.

Kjo pajisje do të ishte ndryshe nga smartphonet tuaj standard.

Thuhet se ka një ekran të vogël, por kryesisht do të operohet nëpërmjet komandave me zë. Duke përdorur softuerin e inteligjences artificiale të Essential, telefoni mund të mësojë se si të rezervojë takime, të dërgojë tekste dhe t’i përgjigjet me email vetvetiu.

Gjithashtu do të jeni në gjendje ta përdorni atë për të bërë thirrje, thotë Bloomberg. Essential thuhet se ka hequr dorë nga projekte të tjera për të punuar në këtë telefon. Kompania ka ende për të hedhur ne treg telefon tjeter që kur hodhi idene e telefoninit Essential në maj 2017.

Kompania ka kaluar disa pengesa që nga hedhja ne treg e telefonit Essential. Telefoni Essential u vonua dhe telefoni Essential 2 thuhet se u anulua.

Është raportuar gjithashtu se themeluesi i Essential, Andy Rubin, po konsideronte shitjen e kompanisë. Rubin është bashkë-krijues i sistemit operativ Android të Google, kështu që disa njerëz kishin shpresa të mëdha për telefonin e tij . Por kamera e telefonit mori komente të dobëta, dhe kjo shihej gjerësisht si një dështim.