09.10.2018 - 15:26
Leku vazhdoi edhe të martën forcimin në kursin e këmbimit me euron. Sipas Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 125.44 lekë. Megjithatë, edhe sot luhatjet e kursit ishin në përmasa mjaft të kufizuara. Lëvizja në kursin e këmbimit euro-lek ishte vetëm 0.08 pikë. Megjithatë, euro duket se po zhvendoste ngadalë nga kufiri i 126 lekëve, ku qëndroi gjatë verës, drejt nivelit të 125 lekëve.
Edhe paundi britanik humbi lehtë terren dhe u këmbye të martën me 142.62 lekë, 0.12 pikë më pak krahasuar me të hënën. Ndërkohë, dollari amerikan rifitoi terrenin që kishte humbur të hënën dhe u këmbye sot me 109.36 lekë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kursi i këmbimit
Euro prek vlerën më të ulët në pesë javë
Kursi i këmbimit