MENU
klinika

Drama shqiptare

Filmi ‘’Albania Gangster’’ fillon për ju në Cineplexx

18.10.2018 - 12:18

Sot në kinemanë Cineplex në TEG jepet filmi i ri ‘’Albania Gangster’’. Ky film është një prodhim amerikano-shqiptar dhe vjen si dramë që pretendon të tregojë se deri ku shkon psikologjia e një bote të ashpër të gangsterëve, në qytetin e një personazhi të fortë, ku i frikësoheshin të gjithë.

Begraundi i jetës së personazhit kryesor të filmit është i frikshëm dhe i rrahur me lloj-lloj peripecish në 18 vjet burg.
Ai rikthehet pas lirimit nga burgu si legjendë, po kjo vetëm në mendjen e tij. Ai jeton në bodrumin e mamasë së tij. I dëshpëruar po aq sa me ëndrra jeta e tij ndryshon kur takon njeriun që e spiunoi gjithë ato vite më parë.

Kjo dramë 80 minutëshe, që pretendon të jetë i denjë në kinematë më të mëdha të botës, si dhe një pretedent nga më të mirët në botën hollivudiane, është krijuar në USA nga regjizori, Matthew A. Brown, dhe aktorë janë John Rezaj, Nik Nucullaj, Ashley C. Williams, Almedin Dervishaj, Maria Rezaj.

Përveç kastës me aktorë shqiptarë filmi shoqërohet nga 7 këngët e reperit të njohur Unikkatil. Regjizori shprehet pwr publikun se,‘’Unë e kam takuar Unikatilin para se të takoja Johnin. Prej tij, u takuam me njëri-tjetrin në Los Anxhelos. Gjëja më e çmendur është se kur po shkruaja filmin, por kërkoja elemente që hynë thellë në shpirtin dhe ndjenjat njerëzore shqiptare dhe kështu gjeta në Youtube këngët e Unikkatil. Kështu një djalë që luajti në film më tha, e paske dëgjuar Unikatil, ai është i njohur në Shqipëri. Më tha mund ta takosh, pasi ruajtëm kontaktet ai më tha: Kjo është muzika ime, do të të jap 7 këngë’’

Ngjaret e këtij filmi vijnë nga bota e vërtetë e gangsterëve shqitparë. Ndërsa rolin kryesor e ka John Rezaj shqiptaro-amerikani nga Vermoshi, me banim në SHBA prej 40 vitesh.

Xhirime janë bërë me personazhe të vërtetë Shqiptarë ne zona lokale brenda dhe jashtë Bronx-it. ‘’Albanian Gangster’’ përcjell një ndjenjë të vërtetë autentike ne një histori të veçantë që bota kurrë nuk e ka parë në ekran. Dhe regjizori leximet për krimet dhe mafien e bëri që të sillte një film pikërisht për gangsterët shqiptarë.

Sic shprehet ai për mediat ‘’mblodha materiale dhe i ktheva drejt këtij psikopati të çmendur që është këtu pranë meje. Kështu bashkë realizuam filmin. Automatikisht improvizuam gjithë dialogun’’
Ndërsa flet edhe aktori, John Rezaj: kur kemi xhiruar, e hodhëm skenarin. Ishte gjithçka spontane. Kemi ndejtur aq shumë bashkë, sa di gjithçka.

Regjizori donte pikërisht të sillte një botë të çmendur ku mbizotëron mafia dhe gangsterët, të një kulture të lashtë shqiptare dhe të veçantë siç janë ato të traditës Kanuni dhe vlera e Besës. Cineplex nëpërmjet vëmendjes së saj për filmin jua sjell sot këtë dramë që prek sadopak realitetin shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB