MENU
klinika

Numri i ulët i studentëve

Gjirokastër/ Mbyllen degët në Universitet

10.10.2018 - 13:45

Raundi i parë i regjistrimeve në universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër u mbyll me një numër minimal prej 163 regjistrimesh, nga 805 studentë që ishte kuota e miratuar për këtë universitet.

Degët që do të mbyllen këtë vit, sipas rektorit, Bektash Mema, janë kryesisht drejtime të mësuesisë dhe konkretisht Matematika dhe Fizika, Fizikë dhe Teknologji Informacioni, Gjuha Italiane dhe Gjuha dhe Letërsia Greke.

Degët traditcionale të mësuesisë si Gjeografia dhe Historia, Letërsia dhe Bio-Kimia synohet të shpëtohen prej regjistrimeve të fazës së tretë dhe do të kenë maksimalisht nga 5 studentë. Sipas rektorit Mema, këto degë u penalizuan prej notës mesatare 7, por edhe prej rrethanave të tjera shumë specifike për jugun e vendit.

Këtë vit, regjistrimet e reja janë fokusuar në programet 2-vjeçare profesionale tek të cilat kandidatët shohin edhe mundësinë e punësimit. 20% më shumë regjistrime ka universiteti falë këtyre degëve.

Kështu, rreth 500 studentë do të nisin për herë të parë studimin në degë për të cilat tregu duket se ka nevojë emergjente. Interesat janë në degët udhërrëfyes turistik, menaxhim turizmi, infermieri, edukatore për moshat 1-3 vjeç.

Rreth 1300 studentë po vijojnë studimet këtë vit në të gjitha programet e studimit pranë universitetit “Eqrem Çabej”.

Universiteti është duke vlerësuar mundësinë e shkrirjes së disa departamenteve vitin e ardhshëm, ndërsa numri i pedagogëve do të jetë më i ulët që këtë vit. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë