MENU
klinika

Vrasja e ekstremistit grek

Gjirokastër/ Trupi i Kacifasit ende në morgun e spitalit

29.10.2018 - 15:28

Trupi i pajetë i ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas vazhdon të jetë në morgun e spitalit ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër pasi ende nuk është kryer autopsia e plotë.

Ndërkohë në banesën e tij në fshatin Bularat janë hapur dyert e mortit. Akoma nuk është caktuar ora dhe vendi i varrimit.

Ka zëra që thonë se trupi i tij mund të merret për në shtetin grek nga familjarët, duke qenë se ai ishte një shtetas grek.

35-vjeçari u qëllua me plumb në kokë dhe gjoks nga forcat RENEA pasi nuk iu përgjigj thirrjeve për t’u dorëzuar. Vazhdimisht ai qëllonte me armë ndaj policisë, duke rrezikuar jetën e tyre.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë