MENU
klinika

Shmangini ato

Ja cilat janë ushqimet që përshpejtojnë plakjen

20.10.2018 - 11:11

1.KARAMELET DHE ËMBËLSIRAT

Konsumimi i tepët i ëmbelsirave dhe karameleve ndihmon  në procesin e plakjes. Për të kuptuar se si sheqeri mund të çojë në një lëkurë të vjetër, është e rëndësishme që të marrin në konsideratë dy proteinat që e mbajnë lëkurën të freskët dhe rinore: kolagjenin dhe elastinën. Çdo gjë që ndërhyn me këto proteina do të ketë një efekt negativ. Pasi sheqeri është tretur, ai lë prapa mbeturinat e njohura si produkte të avancuara të glukozës. Me kalimin e kohës, këto proteina i bashkëngjiten kolagjenit, të cilat mund të çojnë në krijimin e rrudhave.Mbajtja nën kontroll e  këtyre proteinave është çelësi për një lëkurë të shëndetshme dhe rinore. Dhe hapi i parë është konsumimi sa më i paktë i sheqerit

 

2.Alkoli

Natyrisht, askush nuk duket mirë në mëngjes pas shumë pijeve. Por efektet e alkolit në mëlçi  janë edhe më të dëmshme. Kur mëlçia funksionon mirë, toksinat që mund të ndikojnë në lëkurë dalin natyrshëm nga trupi.Por nëse toksinat krijohen në mëlçi, dhe nuk janë të prishura siç duhet, lëkura mund të zhvillojë një sërë çrregullimesh, si puçrra fytyre, yndyrë dhe rrudha.

3.Karbohidratet e  përpunuara

Siç e keni dëgjuar, karbohidratet treten në sheqer të pastër. Dhe për shkak të kësaj, ato rritin  proteinat e glukozes dhe dobësojnë integritetin e kolagjenit dhe elasticitetin e lëkurës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjitha karbohidratet duhen eleminuar. Drithrat, frutat dhe perimet mund të qëndrojnë. Është buka e bardhë, pastat  dhe drithrat e mëngjesit ato qe duhet te shmangen.

4.Vera e Bardhë

Ndërsa të gjitha ushqimet e deritanishme kanë pasur të bëjnë me lëkurën, verërat e bardha mund të ndikojnë në një mënyrë tjetër: duke dëmtuar dhëmbët. Alkoli irriton gojën, pakëson pështymën, e cila lan bakteret e këqija, duke çuar në kavitete dhe në nxirje të dhëmbëve.Ndërkohë  mund të mendoni se ngjyra e errët e verës së kuqe do të çojë në nxirjen më të madhe të dhëmbëve, ne fakt stomatologë të ndryshëm thonë se është e kundërta. Acidi në verën e bardhë e ben smaltin të jete më poroz, në mënyrë te tille që më vone mund të krijohen më shumë njolla. Ruajini dhëmbët duke pirë pak ujë pas çdo gllenjke.

 

5.Margarina

Kjo alternativë popullore e gjalpit mund të dëmtojë lëkurën. Një studim i vitit 2001 i botuar në Journal of the American College of Nutrition zbuloi se njerëzit që përdorën rregullisht margarinë kishin më shumë rrudha sesa njerëzit që nuk e përdornin atë. Kjo gjë ndodh sepse lloji i veçantë i yndyrës që gjendet në margarinë mund të rrisë inflamacionin.

 

6.Limonatat

Tashmë e dimë se sheqeri mund të pakësojë kolagjenin dhe ushqimet acidike mund të rrënojnë smaltin e dhëmbëve. Kjo do të thotë qe edhe limonata është një shkaktare e  dyfishtë: Kjo pije me sheqer dhe acid mund të plake lëkurën dhe buzëqeshjen tuaj.

Directly Above Shot Of Roasted Coffee Beans In Cup And On Table

7.Kafe

Një filxhan kafe mund të jetë lumturia e mëngjesit, por është e rëndësishme që të keni edhe një gotë ujë. Kafeina mund të dehidratojë lëkurën, e cila thekson pamjen e rrudhave dhe linjave të bukura. Shtimi i shkumes së kafes  dhe sheqerit mund të dëmtojë dhe formimin e kolagjenit.

 

8.Çdo gjë super pikante

Rosacea është gjendja e lëkurës që është më e ndjeshme ndaj ushqimit. Duhet të tregoni shumë kujdes ndaj ushqimeve super pikante  dhe me erëza sepse të dy këta përbërës shkaktojnë inflamacion dhe skuqje të lëkurës duke e bërë atë të irrituar dhe në dukje më të vjetër.