MENU
klinika

Komedia Rikthehet

Komedia ”TAG”kthen të qeshurën në ”arTurbina”

12.10.2018 - 10:09

Sot në ambientet e arTurbinës” deri në datën 14 tetor në orën 20:00 vjen komedia ‘’TAG’’ që pritet të mbledhë të qeshurat e publikut. Është  një komedi e krijuar nga Bashkim Hoxha në bashkëpunim me Andia Xhungën si regjizore Genc Shkodranin si skenograf, Berina Kokonën si kostumografe dhe Agim Krajkën dhe Sajmir Cilin si realizues të muzikës.

“Rutinën e një fshati të largët do ta gjallërojë ardhja e papritur e një vizitori nga qyteti. Pas një keqkuptimi të lindur në facebook, jeta e tij dhe të gjithë banorëve të fshatit, do të marrë një kuptim tjetër. Një komedi keqkuptimesh dhe situatash, ku dhe ju do te bëheni Tag”- ka shkruar regjisorja Andia Xhunga.

Vepra lidhet me jetën sociale, dhe pikërisht jeta e dyfishtë, jeta paralele midis virutalitetit dhe realitetit. Nga një anë kemi atë që jetojmë ditë për ditë, atë që e prekim , e shijojmë e shijojmë drejtpërdrejt, nga ana tjetër kemi atë të rrjeteve sociale, ku krijohet paralel një jetë e varur nga virtualieti.

Kjo varësi kthehet në ves, mani si e shpreh vepra në  virus, pse jo edhe shkatërrues për shoqërinë ku paraqiten tipare skizoide të personalitetit individual dhe shoqëror, njeriu kthehet ashtu si teknologjia dhe rrethanat duan, ai e humb kuptimin e realitetit. Në kontekstin e komedisë kjo jepet në formë ironie nga kasta e aktorëve.

Dramaturgu nxitet nga një shqetësim i së përditshmes për të ndërtuar një vepër, e cila nuk të bën vetëm të qeshësh me situatat e krijuara prej ngatërresave e krijuara pikërisht nga komunikimi virtual mes njerëzve, por edhe të reflektosh mbi largësinë shpirtërore që kanë sjellë rrjetet sociale.

Në mënyrë ironike aq sa dhe satirike, autori i ka vendosur ngjarjet në një fshat, i cili i ka harruar të gjitha punët e së përditshmes, reales dhe është zhytur në “Facebook”. Këtë e realizojnë një kastë aktorësh me rolet e tyre që janë:

– Olta Daku – Meri, banakierja e fshatit

– Gert Ferra – Gerti, pronari i lokalit të fshatit

– Indrit Cobani – Toni, “çun tirone”

– Adelina Muça – Lena, mjelësja e lopëve njëkohësisht edhe “ylli i fshatit”

– Naun Shundi – Lomi, postieri i fshatit, momentalisht i papunë pasi nuk ka më postë

– Mehdi Malka – Lima, stallieri në pension

– Ardian Cerga – Lame, refugjati i sapokthyer nga Italia

– Erjona Kakeli – Anabela, adhuruesja e leximit, ëndrra e së cilës është të largohet nga fshati

– Besmir Bitraku – Miklovani, veterineri i apasionuar

– Genti Deçka – Decke, djali i bariut

Gjithashtu do të jetë dhe Rajmonda Bulku. Kjo trupë e apasionuar aktorësh po ju ripret për të rizgjuar te ju shpirtin alegrues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Princi i vogël" që ngjit në skenë një aktore të madhe

“PRINCI I VOGËL” i Yllka Mujos


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB