MENU
klinika

Integrimi i Serbisë në BE

‘Kosova nuk është kushti i vetëm’

22.10.2018 - 09:54

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk është kushti i vetëm i Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Hahn gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe “Vecernje Novosti”, ka thënë se zbatimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë, mbetet thelbi i procesit të zgjerimit.

Johannes Hahn

Fakti që Bashkimi Evropian duhet të jetë më i fortë dhe më i fuqishëm para se të zgjerohet, kjo në asnjë mënyrë nuk e rrezikon punën tonë me vendet kandidate dhe gatishmërinë e tyre për t’u bërë anëtarë. Për Serbinë kjo do të thotë se është e nevojshme të përfundojë dhe të zbatojë në mënyrë të përhershme marrëveshjen ligjore me Prishtinën. Por më lejoni të shpjegoj edhe një gjë. Duket se shumë, përfshirë politikanë, e kanë përshtypjen se zgjidhja e çështjes së problemit të Kosovës është kushti i vetëm i Serbisë në rrugën drejt BE-së. Por nuk është kështu. Zbatimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë mbetet thelbi i procesit të zgjerimit“, tha Hahn.

Ai nuk është përgjigjur në pyetjen se kur pritet të ndodh marrëveshja përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për çështjen e korrigjimit të mundshëm të kufijve. /Konica.al/

Johannes Hahn

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat