MENU
klinika

Reagon Majko

‘Kufiri Kosovë-Shqipëri të hapet më shumë’

27.10.2018 - 09:55

Në kufirin Kosovë-Shqipëri po krijohen në vazhdimësi plotë barriera për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve dhe për Pandeli Majkon ky kufi është sikurse ai me Greqinë.

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, thotë se qeveritë shqiptare duhet të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, që do të ishte një ndihmues i jashtëzakonshëm për rritjen e këmbimeve dhe investimeve.

Majko tërheq vërejtjen se bashkëpunimi i Shqipërisë me Kosovën duhet të ndodhë në vepër, jo në letër.

Bashkëpunimi i Shqipërisë me Kosovën duhet të fillojë të gjejë praktikë. Po të kalosh në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës, të duket sikur po kalon në kufirin me një shtet tjetër, Greqinë apo Maqedoninë. Shikon karvanë që presin radhën për të kaluar doganat tona. Dhe, nuk them që ligjet e vendeve dhe shteteve tona nuk duhen respektuar, por mendoj se vendimi i të dy qeverive për të hapur kufijtë për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve do të jetë një ndihmues i jashtëzakonshëm sepse penetrimi i investimeve të Kosovës në Shqipëri dhe pastaj të investimeve të Shqipërisë në Kosovë është ende shumë ulët në nivelin e pritshëm”, thotë Majko.

Sipas tij, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, blerësit janë bërë tradicionalë, që nuk e ndërron kollaj blerjen e një malli, por më vonë, sipas tij, do të çuditemi pse ka ndodhë një gjë e tillë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat