MENU
klinika

Vetting-u në politikë

Letër Komisionit të Venecias/ 8 pyetjet që shtron Ruçi

03.10.2018 - 20:05

Mazhoranca ka nisur tashmë drejt Komisionit të Venecias letrën ku zbulohet të shtrohen 8 pyetje lidhur me platformën e vetting-ut në politikë.

Platforma u propozua nga opozita e cila kërkoi dhe që ti vihet në dispozicion një material i plotë i letrës së drejtuar komisionit.

Në dokumentin renditen 8 pyetje të mazhorancës, për vettingun e politikanëve, dhe në fund mban firmën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

ruci-konica.al
ruci-konica.al

Socialistët ndër të tjera kërkojnë që Venecia të shprehet nëse nisma kushtetuese e opozitarëve ka mbivendosje me funksionin e e SPAK dhe BKH-s.

Pyetjet që Mazhoranca ka për Komisionin e Venecias mbi nismën e PS-së:

1) Cili është qëllimi i projektligjit për vettingun e politikës? A është ky një qëllim legjitim?

2) A është ndërhyrja në të drejtën për t’u zgjedhur e balancuar dhe në përputhje me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDN), në kuptim të parimit të proporcionalitetit dhe parashikimit me ligj”?

komisioni-i-venecias-konica.al
komisioni-i-venecias-konica.al

3) Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira lidhur me kontrollin e figurës së të zgjedhurve (deputetë/të zgjedhur vendorë)?

4) A ka dallim ndërmjet standardeve dhe kontrollit të figurës së gjyqtarëve/prokurorëve dhe të zgjedhurve (deputetë/të zgjedhur vendorë)?

5) A është ndërhyrja në të drejtën për mbrojtjen e reputacionit, në kuptim të nenit 8 të KEDNJ, e balancuar dhe në përputhje me standardet e KEDNJ dhe jurisprudencën e GJEDN?

pyetjet-konica.al
pyetjet-konica.al

6) A është ndërhyrja në të drejtat për një proces të rregullt ligjor (akses në gjykatë), në kuptim të nenit 6 të KEDNJ, në përputhje me standardet e KEDNJ dhe jurisprudencën e GJEDNJ?

7) A janë formuluar nenet e projektligjit për vettingun e politikës në mënyrë korrekte nga pikëpamja e teknikës së hartimit të një norme kushtetuese?

8) A mund të sjellin implikime, ndikim të papërshtatshëm apo edhe mbivendosje parashikimet e projektligjit për vettingun e politikës në drejtim të zbatimit dhe efektivitetit të dispozitave që rregullojnë funksionimin e gjykatave të posaçme (neni 135/2 i Kushtetutës), Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore (neni 148/4 i Kushtetutës), të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPI), ligji nr. 9367/2005), të institucioneve që merren me procesin e dekriminalizimit (ligji nr. 138/2015)?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projektligji i vetting-ut në politikë

Basha sqaron platformën e vetting-ut: Kush nuk kalon