Udhëheqësit e Kinës kanë thënë që ekponomia në vend ka nevojë për ribalancim. Këto objektiva nuk janë të reja për autoritetet kineze. Por, falë luftës tregtare të Trump, politikëbërësit po përpiqen që të arrijnë qëllimet me urgjencë. Pra, lufta tregtare mund të jetë “një bekim i fshehur” për Kinën.
Lufta tregtare SHBA-Kinë, e nisur nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, po përshkallëzohet me shpejtësi.
Tashmë, administrata Trump ka imponuar një tarifë shtesë prej 25% për mallrat kineze me vlerë 50 miliardë dollarë dhe një tarifë shtesë prej 10% për mallrat me vlerë 200 miliardë dollarë.
Dhe nëse udhëheqësit e të dy vendeve nuk arrijnë një marrëveshje në takimin e G20 muajin e ardhshëm në Buenos Aires, situata ka gjasa të përkeqësohet. Ky është një lajm më i mirë për Kinën sesa për SHBA.
Deri më tani, Kina ka refuzuar të gjunjëzohet nga presioni i SHBA. Ndonëse është hakmarrë, Kina në përgjithësi është përmbajtur. Por nuk ka arsye të mendosh se administrata Trump do të ndryshojë sjellje.
Realiteti është se SHBA po përfiton nga e gjithë kjo. Falë importeve me kosto të ulët nga Kina, konsumatorët amerikanë paguajnë më pak për një gamë të gjerë mallrash, nga këpucët deri tek pajisjet elektronike.
Pa hyrje të kapitalit kinez, Thesari amerikan do të përballet me norma më të larta interesi, duke rritur koston e financimit të borxhit të qeverisë.
Shumë administrata amerikane kanë qenë të lumtura nga deficitet tregtare me Kinën. Edhe qeveria e Kinës ishte në përgjithësi e kënaqur me marrëveshjen, megjithëse disa ekonomistë kinezë kanë paralajmëruar gjatë se një suficit tregtar me SHBA nuk ishte në interesat afatgjata të Kinës, për disa arsye kyçe.
Shkurt, ekonomia e Kinës ka nevojë për ribalancim. Megjithëse vendi ka bërë përparim të dukshëm në këtë aspekt që nga viti 2008, raporti i përgjithshëm i saj ndaj PBB-së (37%) dhe raporti i eksportit ndaj PBB-së (18%) mbeten dukshëm më të larta se ato të SHBA, Japonisë dhe ekonomive të tjera të mëdha.
Nëse Kina duhet të zvogëlojë tepricën e saj tregtare me SHBA, duhet gjithashtu të ulë deficitin e saj tregtar me ekonomitë e Azisë Lindore. Ndikimi i një ribalancimi të tillë në ekonominë globale mund të jetë vërtet shumë i rëndë.
Kina duhet të balancojë importet dhe eksportet e saj.
E fundit por jo më pak e rëndësishme, Kina duhet të nxisë inovacionin dhe krijimin vendas për të zvogëluar varësinë e saj nga teknologjia e huaj.
Këto objektiva nuk janë të reja për autoritetet kineze. Por, falë luftës tregtare të Trump, politikëbërësit po përpiqen që të arrijnë qëllimet me urgjencë. Pra, lufta tregtare mund të jetë “një bekim i fshehur” për Kinën.
Yu Yongding, ish-president i Shoqërisë së Kinës të Ekonomisë Botërore dhe drejtor i Institutit të Ekonomisë dhe Politikës Botërore në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale, shërbeu në Komitetin e Politikës Monetare të Bankës Popullore të Kinës nga 2004 deri në 2006.