MENU
klinika

Integrimi

Maqedonia nis bisedimet me NATO-n

18.10.2018 - 09:44

Me vizitën e anëtarëve të Komitetit për Anëtarësim dhe Komitetit të Punës për Integrim në NATO, të enjten në Bruksel do të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në këtë organizatë.

Maqedonia në Samitin e NATO-së në Bruksel në muajin korrik edhe zyrtarisht mori ftesë për anëtarësim, ndërsa hyrja u kushtëzua me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

 

Bisedimet e pranimit zakonisht zgjasin rreth tre muaj përpara se të nënshkruhet një protokoll i pranimit.

Protokolli pastaj duhet të ratifikohet nga të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-së, proces ky që zgjat rreth një vit. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN