Ministri britanik për Brexit, Dominic Raab, ka mbajtur një fjalim të hënën në Kongresin e Konservatorëve në Birmingham, ku ka paralajmëruar BE nga kërkesat e ekzagjeruara.
Ai thotë se “Gatishmëria jonë për kompromis nuk është e pakufishme”, më tej shton se nuk do të kërkojnë shtyrjen e zbatimit të nenit 50-të, pasi ky nen rregullon daljen e një vendi nga BE.
Megjithëse Raab e kërkon kompromisin, ai thekson:
“Nëse oferta e vetme e BE e kërcënon unionin tonë, atëherë nuk na mbetet rrugë tjetër, veçse të dalim pa marrëveshje.
Qëndrimi im është pragmatik jo dogmatik.”
Sipas Raabe, BE kërkon ta mbajë vendin në union përmes trukeve.
Edhe ministri britanik i Tregtisë Fox paralajmëroi Bashkimin Europjan. Mungesa e marrëveshjes do të dëmtojë shumë edhe tregtinë e BE-së, ka thënë ai.
Më tej për luftën brenda konservatorëve
Konservatorët u mblodhën të dielën në kongresin e partisë për të gjetur një rrugëzgjidhje nga ngërçi i krijuar.
Partia është e përçarë në kampin e mbështetësve rreth ish-ministrit të Jashtëm, Boris Johnson që kërkesat e BE i quajnë të ekzagjeruara dhe e kritikoi ashpër kryeministren në kongres, dhe grupimit tjetër, përkrahësit e kryeministres, Theresa May.
Brenda partisë duket se zhvillohet një luftë e brendshme për pushtet.
Pika më e nxehtë e debatit me BE mbetet statusi i provincës britanike, Irlandë e Veriut, Nuk duhet të ketë një doganë kufitare mes Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe, siç parasheh BE.
BE e refuzon planin aktual të Theresa Mayt për Brexit dhe kërkon më shumë lëshime.
Gjashtë muaj para datës së daljes së BE nga Britania e Madhe, negociatat janë vështirësuar.
Shumë sipërmarrje ndërkohë po përgatiten për skenarin më të keq, daljen e Britanisë së Madhe nga BE pa një marrëveshje të rregulluar, e cila potencialisht mund të shkaktojë kaos dhe rreziqe politike e ekonomike.