MENU
klinika

Në Pogradec

Ura e Golikut/ Nis restaurimi

14.10.2018 - 14:36

Ura e Golikut është një monument kulture i shkallës së parë. Për rikonstruksionin e kësaj ure është folur për rreth 5 vite. Emergjenca për të mbajtur në këmbë këtë monument kulture që është ndërtuar në shek. XVII-të dhe është artikuluar nga shumë ekspertë të cilët pohojnë se bimësia e dendur shoqëruar me faktorin kohë dhe rrëshqitjet e dherave kanë gërryer bazamentin e urës.

Pa lënë mënjanë edhe gërmimet që ka bërë dora e njeriut në këto anë ku legjendat për thesare nuk kanë të sosur.

Megjithatë duket se pritjes së gjatë tashmë i erdhi fundi. Instituti i Monumenteve të Kulturës do të jetë përgjegjës për zbatimin e projektit të hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë e cila parashikon ndërhyrje për restaurimin e këtij objekti muzeal.

Në të gjithë vendin aktualisht janë plot 33 kantiere restaurimi të Ministrisë së Kulturës, ku po punohet në monumente të ndryshme. Mes tyre është edhe Ura e Golikut në Pogradec. Për të parë nga afër punimet e fazës së parë në këtë kantier ishte edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ura e Golikut është një monument kulture i kategorisë së parë. Është një urë e shekullit të 18-të, e cila nuk ka njohur asnjëherë më parë restaurime. Ky konsolidim i parë që ne po bëjmë na jep garanci se ura do t’i rezistojë reshjeve dhe prurjeve të lumit. Restaurimi kryhet edhe me kontributin e sponsorave privatë”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Punimet përfshijnë përforcimin e këmbëve të dëmtuara, devijimin e pjesshëm të rrjedhës së lumit për të larguar rrezikun, si dhe heqjen e bimësisë në pjesën e harkut. Ndërkohë gjatë fazës së dytë do të vijohet me rindërtimin e parapetit të urës dhe restaurimin e kalldrëmit të saj.

Ura e Golikut mbi lumin Shkumbin, ndodhet 40 km larg qytetit të Pogradecit dhe është pozicionuar në zonën e Mokrës, në Selcën e Poshtme. Me një gjatësi prej 17 metrash, kjo urë ka qenë pjesë e rrugës Egnantia dhe e banuar në këtë zonë nga fiset Ilire mbi 2000 vjet p.e.s.

Përveç vlerave monumentale, ajo ka edhe funksion praktik pasi është e vetmja nyje lidhëse e 4 fshatrave të zonës së Mokrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis rehabilimi brenda 2 javësh

Shpëtohet nga shembja Ura e Golikut


Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit