Skuadra e Partizanit në volejboll për femra është përforcuar me një volejbolliste ukrainase, Olga Uglenko, e cila prej dy ditësh ka mbërritur në Tiranë dhe ka nisur stërvitjen me ekipin kampion të Shqipërisë.
Lajmin e ka konfirmuar klubi i kuq përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, duke shtuar se te Partizani është rikthyer edhe Malvina Tuci, që nuk luajti në ndeshjet e Kupës së Federatës për shkak të problemeve me federimin.
Por tashmë nën urdhërat e trajnerit Roland Tarja janë edhe dy volejbolliste të tjera, që pritet t’i japin një tjetër fytyrë skuadrës kampione, në rrugëtimin e saj në kampionat për të mbrojtur titullin.
Volejbollistja ukrainase Uglenko është 24 vjeçe dhe 1.84 metra e gjatë, një shutere e fortë, që pritet ta rritë ndjeshëm forcën sulmuese të skuadrës së Parizanit. Edhe qendra Tuci është një volejbolliste me përvojë në kampionatin tonë, anëtare e kombëtares kuqezi.