MENU
klinika

Kosovë/ Zgjedhjet e reja

Opozita ende nuk i ka votat për rrëzimin e Qeverisë

25.10.2018 - 13:52

Edhe pse janë të interesuar që sa më parë të shpërbëjnë Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ende nuk i kanë votat për rrëzimin e Qeverisë, por opozita paralajmëron se do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot do të paraqesin një kërkesë të tillë për të miratuar Rezolutën e 4 shtatorit, e cila ia pamundëson presidentit Hashim Thaçi që të diskutojë për kufijtë në dialogun me Serbinë.

Ai foli edhe për takimin e shumëpërfolur që pritet të mbahet më 11 nëntor në Paris në mes të Thaçit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ne nuk mund të lejojmë që një person i vetëm të marrë në dorë fatin e Kosovës dhe të vendosë ashtu siç i teket atij. Janë 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Askush, asnjë nuk e gjen të gatshëm që të mbështesë idenë e tij. Ai donë ta çojë këtë përpara. Ne duhet të mblidhemi dhe t’i themi këtij personi stop përmes një rezolute të thjesht, me një pikë, ku thuhet se çështja e dialogut nuk mund të jetë çështje e dialogut me Serbinë”, tha Hoti.

Për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ka folur edhe deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu.

Në këtë drejtim ne konsiderojmë se duhet të kemi qasje serioze dhe të kemi 61 votat. Votat e Vetëvendosjes, 19 prej tyre janë të gjitha, ato i kemi të gatshme. Vetëm duhet të sigurohemi që i kemi edhe 4 apo 5 sa na duhen”, tha Haxhiu. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Integrimi i Serbisë në BE

‘Kosova nuk është kushti i vetëm’


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat