MENU
klinika

Pakti i OKB-së për migracionin

Pse nuk do të nënshkruajë Austria?

31.10.2018 - 17:14

Austria tha se do të refuzonte të nënshkruante një pakt ndërkombëtar që synonte përmirësimin e bashkëpunimit global mbi migracionin, duke u bashkuar me SHBA dhe Hungari që e kanë kundërshtuar marrëveshjen e OKB.

Sebastian Kurz, kancelari konservator i Austrisë, tha të mërkurën se vendi i tij donte të mbante nën kontroll fluksin e migracionit dhe nuk do të nënshkruante një pakt që synon të miratohet zyrtarisht në një konferencë në dhjetor.

“Austria nuk do të bashkohet me paktin e migracionit të OKB-së,” tha Kurz. “Ne i shohim disa pika të paktit të migracionit shumë kritike”.

Kompakti Global për Sigurinë dhe Migrimin e Rregullt, i cili nuk është ligjërisht i obligueshëm, është finalizuar nga Kombet e Bashkuara në korrik. Ai synon të mësojë nga kriza e emigracionit evropian të vitit 2015 për të menaxhuar më mirë fluksin e njerëzve, si dhe për të mbrojtur emigrantët dhe të drejtat e tyre.

Dhjetorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga pjesëmarrja në negociatat mbi kompaktin, ndërsa, në korrik, Hungaria ka bërë të njëjtën gjë.

Ky vendim i Austrisë nxjerr në pah ndarjet në Evropë të cilat kanë filluar që nga viti 2015, duke e vendosur këtë vend në grupin e atyre që refuzojnë marrëveshjet ndërkombëtare, duke nisur kështu me qeverinë hungareze të udhëhequr nga Viktor Orban.

Edhe Ministri i brendshëm i Polonisë, Joachim Brudzinski, ka thënë këtë muaj se Varshava duhet gjithashtu të tërhiqet nga pakti, duke argumentuar se ai mund të nxisë imigracionin e paligjshëm. Qeveria konservatore e Australisë pritet  të refuzojë të marrë pjesë po ashtu.

Partia e Kurzit qeveris në koalicion me një parti tjetër, një lëvizje nacionaliste. Kancelari fitoi zgjedhjet kombëtare.

Heinz-Christian Strache, zëvendëskryeministri i Austrisë, tha të mërkurën se Vjena po bëhej një shembull për vendet e tjera evropiane, duke këmbëngulur në ruajtjen e sovranitetit mbi çështjet e migracionit.

Austria ka pasur shumë ndikim në politikën evropiane, sepse mban presidencën e BE-së.

Kurz dhe Herbert Kickl, ministri i brendshëm i partisë Liria, kanë marrë masa për të mbrojtur kufijtë e BE-së, madje kanë sugjeruar se kërkesat për azil të refugjatëve duhet të përpunohen jashtë bllokut.

Gjatë viteve 2015-2016, vendi ka pranuar rreth 130,000 aplikime për azil.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN