Shkollat pas vitit 1990 futen në krizë si të gjitha fushat e jetës. Me rënien e regjimit komunist bie rëndësia e shkollave dhe e gjithë mendimit në përgjithësi. Si karakteristikë e zhvillimeve sociale pas vitit 1990 ishte emigracioni masiv, ku 1/3 e popullsisë e pa më shumë prespektivën më shumë jashtë vendit sesa në Shqipëri. Në këto kushte dhe arsimi profesional e humbi rëndësinë e tij. Profesionalët, hanin fara, bënin xhiro dhe prisnin punë në fillimet e pas vitit 1990.
Nga ana tjetër Shqipëria u përball me një faktor të zhvilllimit industrial. Teknika e zhvilluar që kishte evoluar për 50 vjet jashtë e kishte zhdrejtësuar kuptimin e teknikës së prapambetur në Shqipëri, që njëkohësisht ishte dhe shumë e vështirë të ripërmirërësohej. Shqipëria i kishte prishur të gjitha.
Në këto kushe nuk funksiononte asnjë hallkë. Teknika është një nga problemet themelore dhe në kohën sot në 2018. Një krahasim me atë të vendeve të zhvilluara, e nxjerr Shqipërinë në ankand të parakohshëm ku nuk ka blerës.
Por teknika zhvleftëson dhe shkollat profesionale. Shumë mirë, në kompani, koorporatë apo ONG do punëtorë të kualifikuar për bisneset dhe investimet e tyre që nuk i gjen në Shqipëri për arsye të profesionalizmit dhe të laboratorëve të munguar modern.
Laboratorët duan investime të shumta, gjë që duan ndihmën e partnerëve tanë perndimorë, por më tepër se kjo, shtohen shkollat e larta që nxjerrin specialistë, shtohen investimet në ndërtime, ulen investimet në infrastrukturë arsimore. Njëkohësisht edhe e duan, edhe nuk e duan arsimin profesional.
Në këtë linjë të analizës, në anketa që Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka bërë në vitet 2008, 2010 dhe 2012 me bizneset, ka gjetur se mungesa e aftësive është e pranishme në të gjithë sektorët e ekonomisë. Këshilli i Investimeve, në një anketë, referoi se mungesa e kualifikimit të punonjësve ishte një ndër gjashtë shqetësimet kryesore.
Qeveria i jep një rëndësi të madhe arsimit profesional nga mandati i saj nga 2013 në 2018 por shikohet se duhet profesionalizuar më mirë trupa mësimore, ambientet dhe laboratorët e praktikave mësimore që janë krejt të vjetëruara, ndërsa arsimi profesional ndiqet nga nxënësit më të dobët të ciklit nëntëvjeçar.
Informacionet demografike tregojnë se numri i nxënësve që u regjistruan në arsimin e mesëm (klasa 10) do të zbresë nga 60,139 (për grupin e personave të lindur në vitin 1998) te 39,612 (për ata të lindur në vitin 2005). Në vitin arsimor 2016-2017 u regjistruan në shkollat profesionale 20,981 nxënës, me një rënie të lehtë nga viti 2015-2016 sipas analistëve. INSTAT raportoi se, për vitin shkollor 2014-2015 në shkollat profesionale u diplomuan vetëm 4702 nxënës. Ndryshe nga sa thuhet se dëshira po drejtohet për nga profesionet dhe nga shkollat profesionale.
E para dhe më e rëndësishmja është se investimet e huaja sipas BERZH dhe BE po shkojnë më shumë në Serbi dhe Maqedoni. Shqipëria nuk i plotëson kushtet për të thithur investime masive. Madje dhe kinezët e dikurshëm me mall për Shqipërinë po shkojnë drejt vendeve të tjera të Ballkanit. Investimet më të mëdha në Ballkan po shkojnë në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi.
Për vetë faktin që Ish-jugosllavia nuk i prishi gjithçka që i doli para, e ka ruajtur strukturën e zhvillimit dhe ndërtimit industrial. Pesha e investimeve të industrisë në Ballkan shkon për nga Serbia dhe Kosova. Kjo të lë të kuptosh se Shqipëria nuk ka peshë në industri, sipas raportit të fundit të BERZH ajo e ka peshën e saj ekonomike në adminsitratën publike. Mungon teknika dhe prodhimi.
Nga ky fakt del që pikërisht në Shqipëri çalon lënda e parë e punës profesionale. Industria dhe bujqesia, sidomos blektoria dhe përpunimi i tyre. Puna profesionale është e lidhur zinxhir me të gjitha hallkat e tjera prodhuese deri te ajo e shërbimit. Një rritëm të shpejt Shqipëria po proklamon agro-kulturën, fshatra të zgjedhur për ndërtimin e turizmit dhe agrikulturës, megjithatë projekti ‘’100 fshatrat’’ duan shtysën e fshatrave të tjerë që po zhduken nga faqia e dheut dhe ku po humbasin sasi të mëdha natyrore. Pa këto kushte shkollat profesionale janë invalide dhe të paralizuara, nuk ka asnjë vlerësim dhe asnjë prespektivë për to. Turizmi nuk mundet dot të mbajë gjithë këtë peshë mbi supe. Edhe Greqia, vendi fqinjë që është pararojë në Turizëm ka ngritur rëndësinë e fshatit, teknikës që në vitet 80 dhe ngre bujqësinë bashkohore. Prodhimi ka ngritur aty industrinë dhe zhvillimin e shkollave profesionale, sidomos në indusrtinë e përpunimit.
Shqipërisë nuk i mungon peri po i ka humbur një triko e tërë. Për zhvillimin e arsimit profesional duhen ringritur të gjitha hallkat një e nga një, ashtu si pllakat që janë ringritur tashmë në urën e Lanës nga Brryli te Xhamia e re e Tiranës për t’i shtruar më me kujdes. Dhe këto pllaka duhet të quheshin investime në teknikë, program, rroga, mbështetje për njeriun e sotëm. Gjithashtu, pa zhvillimet paralele të bujqësisë dhe blektorisë, agroturizmit shkollat profesionale dhe të diplomuarit kanë për të ngelur jetimë. Shkollat janë jetime gjeneral, ato duan investimet e NATOS për laboratorë, duan bujqësi e industri që vendi të rrjedhë modernisht, jo të pikojë!