MENU
klinika

Një gabim i thjeshtë, por i rrezikshëm

Produkti i vetëm që duhet të shmangni pas stërvitjes sipas dermatoologëve

21.10.2018 - 14:16

Ky gabim i thjeshtë mund të jetë dukë iu dëmtuar lëkurën.

Shpesh herë, gjëja e parë që dëshironi të bëni pas një stërvitjeje të vështirë është dushi. Ketu jemi dakort! Por kini kujdes: Një pjesë e rutinës suaj të bukurisë pas stërvitjes mund të dëmtojë lëkurën. Nuk keni kohë për dush?? Ja cfarë duhet të bëni që të ndiheni sërisht te freskët:

Pa marrë parasysh sa shumë doni të ringjallni flokët tuaj të djersitur pas ushtrimeve, dermatologët rekomandojnë shmangien e produkteve të flokëve si hairspray pas stërvitjes. E gjitha kjo sepse ndërsa trupi juaj është ende i ngrohtë, këto produkte do të shkrihen dhe do të depërtojnë ne thellësi lëkurës dhe do të bllokojnë poret.

Këto produkte mund të shkaktojnë akne dhe acarim për mjë kohë të gjatë. Poret e bllokuara janë të vështira për t’u zbehur, dhe si rezultat, ka shumë më shumë gjasa të krijohen “pikat e zeza apo të bardha”.

Nësë dëshironi të keni përsëri flokët në formë të mirë, vendosni produktet porn ë një largësi jo më pak se 30 cm.

Nëse nuk mund të bëni dot pa makiazh në fytyre,atëherë zgjidhni produkte kozmetike të lehta, si p.sh.një hidratues të pigmentuar.Kështu keni dhe një justifikim më të mirë për të “ndriçuar me shkëlqimin tuaj natyral” ?